Zgjedhjet e shtrenjta të 14 Majit dhe paratë për pushtetin vendor!

Zgjedhjet vendore të 14 majit rezultojnë të jenë më të shtrenjtat që janë organizuar ndonjëherë në vendin tonë. Sipas të dhënave zyrtare financimi për zgjedhjen e 61 kryebashkiakëve dhe të këshillave bashkiakë përkatës do ti marrë buxhetit të shtetit 35 milionë euro. Në ndarjen që ka bërë KQZ, gjysma e shumës së sipërpërmendur do të shkojë për votimin elektronik, një project që nuk po zbatohet për herë të parë në vendin tonë. Pjesa tjetër e parave janë kostot e planifikuara për printimin e fletëve të votimit, pagesat për komisionerët e operatorët e pajisjeve të identifikimit elektronik, numëruesit dhe adminitrimin e procesit.
Elementi më i rëndësishëm është kostoja e zbatimit të teknologjisë në zgjedhje, si për identifikimin biometrik në gjithë Shqipërinë dhe për votimin dhe numërimin elektronik të votave në 3 Bashki. Fillimisht KQZ kërkoi që votimi elektronik të ishte në 6 bashki me një shpenzim rreth 5.3 miliardë. Nga këto, 3 miliardë lekë për votim/numërimin elektronik në 6 bashki të tjera, 1.3 miliardë lekë për identifikimin elektronik të zgjedhjësve, kamerave, pagesave të komisionerëve dhe edukimit të zgjedhësve dhe rreth 1 miliard të tjera janë kosto administrative dhe logjistike.
Ky propozim i KQZ-së nuk u mor parasysh nga qeveria e cila në projekt-buxhetin për vitin 2023 ka përcaktuar 1.8 miliardë lekë për zgjedhjet. Buxheti i përcaktuar mbulon të gjitha aspektet e zgjedhjeve të 14 Majit, përveç shtrirjes së votimit dhe numërimit elektronik në 6 bashki të tjera, përpos Vorës.
Votimi elektronik nuk u bë i mundur të shtrihej në 6 Bashki por vetëm në 3 atë të vorës, Kamzës dhe Elbasanit dhe për këtë arsye qeveria miratoi për KQZ një fond shtesë në buxhetin e vitit 2023, i cili do të shërbejë për aplikimin e votimit dhe numërimit elektronik.
Kështu KQZ-së i kalojnë rreth 2.6 miliardë lekë, ku rreth 1.99 miliardë do të përdoren shpenzime korrente, të programit buxhetor për zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale. Ndërkohë, 606 389 067 lekësh, do të jenë si “Shpenzime kapitale”.
Për Emigrantët që duan të votojnë Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi pranoi se sistemi i votimit për emigrantët nuk është rregulluar. Sipas tij shqiptarët që jetojnë jashtë vendit duhet të vijnë në Shqipëri për të votuar. Celibashi deklaroi se mbase në vitin 2025 do të krijohet mundësia që emigrantët të votojnë nga atje ku jetojnë.
Paratë që merr pushteti vendor
Paratë që qeveria jep për pushtetin lokal, përmes transfertave të kushtëzuara dhe të pakushtëzuara, përbëjnë pjesën më të madhe të buxhetit që kanë në dispozicion bashkitë në vend, me përjashtim të Tiranës. Vetëm kryeqyteti arrin të sigurojë vetë rreth 60-65% të të ardhurave, ndërsa për bashkitë e tjera, kjo peshë nuk arrin më shumë sesa 30%. Sipas CoPlan, në fund të vitit 2021, të ardhurat nga burimet e veta vendore përfaqësuan rreth 29% të burimeve totale dhe pjesa tjetër erdhi nga transfertat e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara. Transferta e kushtëzuar është fondi që i jepet pushtetit vendor nga Buxheti, i cili duhet të përdoret vetëm për qëllimin dhe sipas rregullave të vendosura nga qeveria qendrore. Peshën më të lartë e ka Ministria e Shëndetësisë, me gati gjysmën, që jepet për mbrojtjen sociale.
Transferta e pakushtëzuar nga Buxheti i Shtetit u jepet njësive të vetëqeverisjes vendore për financimin e ushtrimit të funksioneve dhe kompetencave të tyre të përcaktuara me ligj, ku hyn kryesisht financimi i kopshteve dhe çerdheve, konviktet etj. Varësia e lartë e të ardhurave nga pushteti qendror ul eficiencën e administratës lokale dhe i lë ato në dorën e “preferencave” politike të organeve të qeverisjes qendrore. Në vitin 2021, të hyrat nga transferta e pakushtëzuar (e përgjithshme dhe sektoriale për funksionet e reja) shënuan një nivel prej rreth 27.2 miliardë lekësh, në rritje me rreth 6.6% në terma vjetorë (rreth 27% e totalit) Për transfertat e kushtëzuara, viti 2021 shënoi një nivel prej rreth 43 miliardë lekësh, në rritje me rreth 10% krahasuar me një vit më parë, sipas CoPlan, ose rreth 43% e totalit.
Bashkitë kanë në dispozicion për të shpenzuar në buxhetet e tyre rreth 850 milionë euro në vit. Me përjashtim të Tiranës, 70% e fondeve vijnë nga transfertat e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara që u jep qeveria qendrore dhe pjesa tjetër nga taksat e tarifat vendore. Kryeqyteti ka varësi të lartë nga taksat që merr nga dhënia e lejeve të ndërtimit, që sjellin mbi 40% të të ardhurave që mbledh vetë. Ndërsa Durrësi çoi në vitin 2022 për plehrat gati 70% të të ardhurave që mblodhi vetë nga taksat e tarifat. Rreth një e treta e shpenzimeve totale të bashkive kanë destinacion pagat e personelit.
Nga i mbledhin bashkitë të ardhurat e veta
Në terma nominalë, 61 bashkitë në vend mblodhën vetë nga taksat e tarifat rreth 29 miliardë lekë në vitin 2021, në rritje me rreth 22% krahasuar me nivelin e mbledhur në vitin 2020. Gati 60% të kësaj shume e mblodhi vetëm Bashkia e kryeqytetit.
Mesatarisht, në 61 bashkitë në vend, të ardhurat nga taksat vendore përfaqësojnë rreth 61% të të ardhurave nga burimet e veta vendore, të ardhurat nga tarifat rreth 37% dhe të ardhurat e tjera rreth 2%, sipas CoPlan. Në strukturën e të ardhurave nga taksat vendore mbizotëron kontributi i të ardhurave nga dy taksa kryesore, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme (ndërtesa, tokë bujqësore dhe truall).
Së bashku, këto dy lloje taksash përfaqësuan rreth 86% ndaj totalit të të ardhurave nga taksat vendore. Në të kundërt, pesha dhe kontributi i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël dhe i taksave të tjera vijuan të jenë të ulëta.
Të ardhurat nga tarifat vendore përfaqësojnë një burim të rëndësishëm të hyrash në buxhetin vendor (vlerësuar në rreth 37% të të ardhurave nga burimet e veta vendore), mbi të cilat bashkitë kanë autonomi të plotë vendimmarrje (në përcaktimin e bazës, nivelit, lehtësive dhe përdorimin e tyre. Këtu përfshihen tarifat e pastrimit, gjelbërimit, zënies së hapësirave publike etj.
SCAN
Sondazh

GARA PËR BASHKITË/ Përzgjedhja e 61 kryetarëve ndërmjet 145 kandidatëve
Në zgjedhjet vendore të e 14 majit 2023, kanë të drejtë vote 3,650,550 shtetas shqiptarë, nga të cilët 122,545 zgjedhës votojnë për herë të pare. Nga......

Dy nga kompanitë kryesore të fluturimeve në botë po bashkohen. A do të thotë kjo një super linjë të re ajrore?
Një shtet dhe dy linja ajrore kryesore që operojnë flota të klasit botëror me distanca të gjata nga qendra të ndryshme kryesore të aviacionit të vendosura afër......

Ky laborator arriti një zbulim mahnitës në energjinë e shkrirjes!
Pas brezash përpjekjesh për të prodhuar fuqinë e një ylli në Tokë, një ndezje e suksesshme e shkrirjes bërthamore ndodhi në mes të një nate dhjetori dhe......

Pse emetimet rekord të karbonit në Kinë pritet të bien?!
Emetimet e karbonit të Kinës ka të ngjarë të arrijnë një rekord të ri në vitin 2023 si pasojë e një rikthimi ekonomik, por një zgjerim i shpejtë i energjisë së......

Astronomët zbulojnë shpërthimin më të madh kozmik të parë ndonjëherë!
Astronomët kanë parë shpërthimin më të madh kozmik të dëshmuar ndonjëherë, dhe është 10 herë më i ndritshëm se çdo yll i njohur shpërthyes, ose supernova.......

Gruri ukrainas rindez polemika - 12 shtete anëtare ngrenë 'shqetësime serioze' në lidhje me marrëveshjen e BE-së
Një grup prej 12 vendeve të Bashkimit Evropian, duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën, kanë ngritur "shqetësime serioze" në lidhje me një marrëveshje të fundit......

“Ujësjellësit, fluks aplikimesh për tarifa të rregulluara të energjisë” - Parashikimet e ERRU-së pas reformës: Shtrenjtimi i çmimit rriti 38% kostot e operimit
Përfundimi i riorganizimit të sektorit të ujësjellës-kanalizimeve pritet të pasohet me një fluks aplikimesh për tarifa të rregulluara të energjisë elektrike”.......

Cili është pozicioni i duhur në karrigen e punës? Ja disa këshilla për të shmangur dhimbjet e shpinës!
Ne kemi evoluar që të qëndrojmë, të vrapojmë, të ecim dhe të mos varemi nga karrigia në divan siç bëjmë gjithnjë e më shpesh. Të përkulur në karrige të......