“Ujësjellësit, fluks aplikimesh për tarifa të rregulluara të energjisë” - Parashikimet e ERRU-së pas reformës: Shtrenjtimi i çmimit rriti 38% kostot e operimit

Përfundimi i riorganizimit të sektorit të ujësjellës-kanalizimeve pritet të pasohet me një fluks aplikimesh për tarifa të rregulluara të energjisë elektrike”. Kjo, sipas Entit Rregullator të Ujit, që ka analizuar ecurinë e ndryshimit të kostove për energji elektrike, pas rritjes së çmimeve me 70% vitin që shkoi. Ndërkohë që, kjo situatë ka sjellë edhe rënien e një prej trguesve të perfomancës së këtyre shoqërive, që është mbulimi i kostove të operimit dhe mirëmbajtjes.
Sipas ERRU-së, shtrenjtimi i energjisë në këtë nivel, që është një prej zërave më të rëndësishëm të kostove të aktivitetit UK, duhet të reflektohej në rritje të nivelit të tarifave për shërbimet e ofruara. “Por koha e shkurtër në dispozicion dhe paqartësia në ecurinë e çmimeve në treg, akoma nuk ka bërë të mundur të përcaktohet përfundimisht në nivel qendror politika për çmimin e energjisë elektrike për sektorin e UK.
Rrjedhimisht subvencionimi i shoqërive ka qenë i nevojshëm edhe për vitin 2022”, - vlerëson ERRU, duke shtuar se për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, nga 11.5 lekë/ kËh në 18.8 lekë/kwh kostot e ujësjellësve për energjinë elektrike u rritën me 38% apo 1.1 miliard lekë shumë.
Reforma në ujësjellës nisi vitin që shkoi, ndërsa synon bashkimin e 58 ndërmarrjeve ekzistuese në 15 shoqëri rajonale. Aktualisht, porcesi nuk është përmbyllur tërësisht, pasi një sërë bashkish nuk kanë realizuar ende bashkimin, telsa për finalizimin e procesit nevojiten vendimet nga Këshillat Bashkiakë. Tirana dhe Shkodra janë 2 prej tyre.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Cili është pozicioni i duhur në karrigen e punës? Ja disa këshilla për të shmangur dhimbjet e shpinës!
Ne kemi evoluar që të qëndrojmë, të vrapojmë, të ecim dhe të mos varemi nga karrigia në divan siç bëjmë gjithnjë e më shpesh. Të përkulur në karrige të......

Çfarë është ‘heshtja zgjedhore’?!
Në ditën e zgjedhjeve deri në mbylljen e qendrave të votimit, si dhe 24 orë para ditës së zgjedhjeve, çdo fushatë zgjedhore, publikimi i vlerësimeve të......

144 vende me shpenzimet më të mëdha ushtarake – Ku renditet vendi ynë?!
Shpenzimet ushtarake sipas vendit i referohen shumës së parave të alokuara për forcat e armatosura të një kombi, të cilat mund të përfshijnë personelin,......

A ndodhet Shqipëria ndër 139 importuesit më të mëdhenj në botë të birrës?!
Birra është pija alkoolike më e njohur në mbarë botën. Ka qenë pjesë e kulturës njerëzore për mijëra vjet. Birra është pija alkoolike më e pirë në planet.......

Hacker-ja shqiptare nga Izraeli: Risqet e bizneseve e si të mbrohen - Anxhela Berberi: Blini softuerë modernë kundër sulmeve kibernetike, trajnime periodike stafit
Ekspertja e rreziqeve kibernetike Anxhela Berberi thotë se bizneset shqiptare janë ende larg standardeve të duhura për mbrojtjen nga sulmet apo......

Pas euros, leku nënçmon me mbi 7% edhe dollarin - Shumë valutë në treg, monedhat kryesore zhvlerësohen në nivele rekord para zgjedhjeve
Forcimi i pazakontë i lekut veçanërisht gjatë muajve parazgjedhorë të këtij viti nuk po reflektohet vetëm te kursi i këmbimit me monedhën e përbashkët......

Cili do të jetë “testi i provës” për kryebashkiakët e rinj? - Farrici: Bashkitë duhet të shkojnë përtej funksionit vetëm si njësi shërbimi
Kryebashkiakët që do të mandatohen për 4 vitet e ardhshme, do të përballen më sfida nga më të ndryshmet, por testi kryesor do të jetë për ata që zgjidhen për......

Portugalia i shpall luftë produkteve të duhanit duke sjellë kufizime të reja!
Portugalia po sjell legjislacion të ri për të kufizuar përdorimin dhe shitjen e produkteve të duhanit duke përfshirë vaping. Portugalia po frenon cigaret......