Pas euros, leku nënçmon me mbi 7% edhe dollarin - Shumë valutë në treg, monedhat kryesore zhvlerësohen në nivele rekord para zgjedhjeve

Forcimi i pazakontë i lekut veçanërisht gjatë muajve parazgjedhorë të këtij viti nuk po reflektohet vetëm te kursi i këmbimit me monedhën e përbashkët europiane, por edhe te dollari amerikan. Ky i fundit është zhvlerësuar veçanërisht duke nisur nga prilli me më shumë se 7% krahasuar me një vit më parë. Këtë javë Dollari Amerikan ka rënë në vlerën rekord prej 101 lekësh, ndërkohë që edhe euro vijon nënçmimin duke u luhatur nën kursin mesatar të këmbimit prej 111 lekësh.
Dollari është kuotuar mesatarisht me 106.9 lekë dhe 103.1 lekë në muajt mars dhe prill, nga 108.0 lekë në dy muajt e parë të vitit dhe 114.5 lekë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Sipas analizës që i bën Banka e Shqipërisë ecurisë së kursit të këmbimit, kjo ecuri, përtej dobësimit të dollarit ndaj euros në tregun ndërkombëtar, reflekton në një masë të madhe edhe mbiçmimin e lekut kundrejt kësaj të fundit. Në muajin prill, një dollar është kuotuar mesatarisht 7.7% më poshtë se përpara një viti.
Ndërkaq, sa i përket monedhës së përbashkët Europiane, Banka e Shqipërisë vlerëson se zhvlerësimi i saj është reflektim i ofertës se shtuar të valutës në tregun e brendshëm financiar. Ajo është diktuar nga përmirësimi i bilancit të pagesave si rrjedhojë e prurjeve të larta valutore, të cilat vlerësohet të jenë të pranishme edhe në muajt e parë të këtij viti. Si luhatshmëria e kursit eur/lek, ashtu edhe spread-i mes çmimit të kuotuar në shitje dhe atij në blerje, kanë qenë pranë vlerave normale të tyre. Ecurinë mbiçmuese të lekut, sipas Bankës së Shqipërisë, e përkrah edhe zgjerimi i diferencës pozitive mes normës së kthimit të fondeve në lekë dhe asaj në euro në tregun vendas.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Cili do të jetë “testi i provës” për kryebashkiakët e rinj? - Farrici: Bashkitë duhet të shkojnë përtej funksionit vetëm si njësi shërbimi
Kryebashkiakët që do të mandatohen për 4 vitet e ardhshme, do të përballen më sfida nga më të ndryshmet, por testi kryesor do të jetë për ata që zgjidhen për......

Portugalia i shpall luftë produkteve të duhanit duke sjellë kufizime të reja!
Portugalia po sjell legjislacion të ri për të kufizuar përdorimin dhe shitjen e produkteve të duhanit duke përfshirë vaping. Portugalia po frenon cigaret......

Kush është gruaja që Elon Musk ka zgjedhur si CEO-n e re të Twitter?!
Miliarderi Elon Musk tha të enjten se CEO i ri i Twitter - një grua pa emër - do të marrë detyrën pas rreth gjashtë javësh. Musk, i cili bleu Twitter vjeshtën......

‘Kontinenti i vjetër po ndryshon’ – Popullsia e BE-së është në rënie, tregojnë shifrat e reja!
Popullsia e Bashkimit Europian është ulur me më shumë se gjysmë milioni krahasuar me vitin 2020, sipas statistikave më të fundit demografike të publikuara nga......

‘Ndalohet puna në ambiente të jashtme’ – Spanja merr masa për periudhat e nxehtësisë ekstreme!
Qeveria ka ndarë 2 miliardë euro për të lehtësuar ndikimin e të nxehtit ekstrem dhe thatësirës tek fermerët dhe furnizimet me ujë. Spanja planifikon të ndalojë......

Cilat janë 10 monedhat më të forta në botë në 2023?
Monedhat janë shtylla kurrizore e ekonomisë globale, duke siguruar një mjet shkëmbimi dhe lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare. Megjithatë, disa monedha......

Forcohet Dollari amerikan – Si e kanë mbyllur javën Euro, Franga dhe Paundi?
Dollari amerikan ka arritur sot të kalojë pragun e 101 lekë teksa ka regjistruar rritjen e parë gjatë kësaj jave duke u blerë këtë të premte me 101.1 lekë dhe......

Rritje marramendëse e çmimit të biletave të avionit - Paralelisht rritet kërkesa për udhëtime ndërkombëtare
Çmimet e fluturimeve po shënojnë rekorde të reja, shumë mbi nivelet e inflacionit, pasi linjat ajrore përpiqen të përfitojnë nga rigjallërimi i kërkesës për......