‘Ndalohet puna në ambiente të jashtme’ – Spanja merr masa për periudhat e nxehtësisë ekstreme!

Qeveria ka ndarë 2 miliardë euro për të lehtësuar ndikimin e të nxehtit ekstrem dhe thatësirës tek fermerët dhe furnizimet me ujë. Spanja planifikon të ndalojë punën në natyrë gjatë periudhave të nxehtësisë ekstreme.
Masa do të zbatohet kur agjencia shtetërore e motit AEMET të lëshojë alarme të kuqe ose portokalli. Këto sinjalizime për ngrohjen lëshohen shpesh kur temperaturat arrijnë në mbi 40 gradë Celsius, duke paraqitur rrezik për qytetarët jashtë ose për mjedisin.
Viti i kaluar ishte më i nxehti i Spanjës që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave në vitin 1961, dhe muaji i kaluar ishte prilli më i nxehtë dhe më i thati në histori. Pjesa më e madhe e vendit po përjeton thatësirë dhe rezervat ujore janë nën 50 %.
Masa u ra dakord nga qeveria të enjten (11 maj) gjatë një takimi të posaçëm të kabinetit mbi urgjencën e thatësirës. Një paketë masash me vlerë më shumë se 2 miliardë euro u miratua për të mbrojtur burimet ujore dhe bujqësinë.
Kjo do të përdoret për të ndërtuar infrastrukturë të re për të trajtuar mungesën e ujit, të tilla si impiantet e shkripëzimit të ujit të detit dhe sistemet për ripërdorimin e ujërave të zeza. Do të shpenzohet gjithashtu për mbështetjen e bujqësisë, duke përfshirë blegtorinë dhe prodhuesit e qumështit.
Nuk ishte menjëherë e qartë se cilat profesione do të mbulohen nga ndalimi i punës në natyrë, megjithëse është konfirmuar se orari i punës në sektorët e bujqësisë dhe ndërtimit do të duhet të përshtatet gjatë valëve të të nxehtit.
Në vendet e mësuara me temperaturat e larta, siç është rajoni i Andaluzisë jugore të Spanjës, punëtorët e ndërtimit tashmë punojnë vetëm orët e mëngjesit gjatë verës. Një pastruese e përkohshme rrugësh vdiq nga një goditje zemre nga nxehtësia teksa punonte në Madrid vitin e kaluar. Temperatura e trupit të 60-vjeçares ishte afër 42 gradë Celsius.
Vdekja shkaktoi një ndryshim në kushtet e punës. Sindikatat dhe kontraktorët që ofrojnë shërbime bashkiake nënshkruan një marrëveshje që pezullon pastrimin e rrugëve në ditët kur temperaturat mesatare ngjiten mbi 39C.
Përgjatë temperaturave të caktuara, kompanitë ranë dakord gjithashtu të ofrojnë krem dielli dhe kapele për 7,000 punëtorët që punësojnë dhe përdorin vetëm automjete me ajër të kondicionuar.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Cilat janë 10 monedhat më të forta në botë në 2023?
Monedhat janë shtylla kurrizore e ekonomisë globale, duke siguruar një mjet shkëmbimi dhe lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare. Megjithatë, disa monedha......

Forcohet Dollari amerikan – Si e kanë mbyllur javën Euro, Franga dhe Paundi?
Dollari amerikan ka arritur sot të kalojë pragun e 101 lekë teksa ka regjistruar rritjen e parë gjatë kësaj jave duke u blerë këtë të premte me 101.1 lekë dhe......

Rritje marramendëse e çmimit të biletave të avionit - Paralelisht rritet kërkesa për udhëtime ndërkombëtare
Çmimet e fluturimeve po shënojnë rekorde të reja, shumë mbi nivelet e inflacionit, pasi linjat ajrore përpiqen të përfitojnë nga rigjallërimi i kërkesës për......

Ekonomia botërore i mbijetoi krizave të njëpasnjëshme - Kërkesa e fortë për mallra krijon perspektiva për një rritje të butë
Në tre vitet e fundit, ekonomia botërore është përballur jashtëzakonisht mirë me tre goditje dramatike. Si fillim, tani që Kina ka arritur të fitojë imunitet,......

Individët marrin kredi në valutë për banesa - Megjithatë, financimi i bankave dominohet nga kreditimi në lekë
Kredia për individë ka shfaqur ngadalësim më të përmbajtur të ritmeve të rritjes gjatë tremujorit të parë. Kështu, zgjerimi i këtij portofoli prej 14.5% është......

Kina zotëron tregun e prodhimit të çantave të rreme - Imitimet e markave të njohura shiten për 5% të vlerës origjinale
Në Francë, një vend që krenohet me origjinën e pjesës më të madhe të modës botërore, dënimet për imitim dhe riprodhim të produkteve të falsifikuara janë të......

Microsoft blen energji të shkrirjes bërthamore - Nënshkruhet kontrata e parë e gjigantit të teknologjisë me një kompani aktive
Prej kohësh dihet se themeluesi i Microsoft, Bill Gates, po investon shumë në shkrirjen bërthamore dhe konkretisht në kërkime për të arritur prodhimin e......

Sulmet kibernetike, rritje në të gjithë botën - Sektori i arsimit dhe i shëndetësisë, më të goditurit
Sulmet kibernetike vazhdojnë të shënojnë rritje në shkallë globale, më së shumti në Afrikë dhe Azi. Në detaje, sipas të dhënave të fundit, sulmet javore në......