‘Kontinenti i vjetër po ndryshon’ – Popullsia e BE-së është në rënie, tregojnë shifrat e reja!

Popullsia e Bashkimit Europian është ulur me më shumë se gjysmë milioni krahasuar me vitin 2020, sipas statistikave më të fundit demografike të publikuara nga Eurostat. Raporti zbuloi efektin negativ të viktimave të COVID-19 në popullsinë e BE-së, duke ndërprerë rritjen vjetore të vërejtur deri në vitin 2020.
Pavarësisht se 17 vende anëtare të BE-së treguan një rritje absolute të popullsisë, shtatë vende ndoqën trendin e kundërt, duke përfshirë ulje të ndjeshme në Itali, Poloni, Greqi dhe Kroaci. Statistikat vjetore demografike, të prodhuara nga statistikat zyrtare të Europës synojnë të shikojnë se si po zhvillohet popullsia në rajon sipas një numri metrikash kryesore.
Disa nga pikat kryesore nga raporti i fundit:
Popullsia e BE-së në rënie
Popullsia e BE-së më 1 janar 2022 ishte 446.7 milionë - një rënie e lehtë krahasuar me të njëjtën ditë të vitit 2021. Edhe pse popullsia në përgjithësi është rritur me 4% krahasuar me 2001, popullsia ra për të dytin vit radhazi. Ka pasur 585,000 njerëz më pak në janar 2022 krahasuar me ditën e parë të 2020 në Bashkimin Europian. Popullsia e BE-së vazhdoi të rritet çdo vit deri në janar 2020 dhe më pas filloi të ndiqte trendin negativ, i cili i atribuohet viktimave të shkaktuara nga pandemia COVID-19.
BE po plaket shpejt
Shifrat e fundit tregojnë se mbi një e pesta e banorëve të BE-së tani janë të moshës 65 vjeç e lart. Me akses në objekte më të mira të kujdesit shëndetësor, pjesa e atyre të moshës 80 vjeç e lart pothuajse u dyfishua në vitin 2022 krahasuar me vitin 2002.
Nga ana tjetër, u pa gjithashtu një rënie në popullsinë nën moshën 20 vjeç, duke kontribuar në shifrat e përgjithshme të plakjes. Kjo do të thotë një rritje në moshën mesatare të njerëzve që banojnë në BE. Mosha mesatare në BE në vitin 2022 ishte 44.4 vjeç, një rritje prej gati gjashtë vjetësh krahasuar me shifrat e 20 viteve më parë.
Gratë jetojnë më gjatë në BE
Gratë në BE jetojnë më gjatë se burrat, bazuar në shifrat më të fundit të jetëgjatësisë. Megjithëse jetëgjatësia e përgjithshme ra me 1.2 vjet midis 2019 dhe 2021, shifrat tregojnë se gratë jetojnë 5.7 vjet më shumë se burrat. Jetëgjatësia në lindje për gratë ishte 82.9 në 2021 krahasuar me 77.2 për burrat. Të gjitha vendet anëtare të BE-së ndoqën të njëjtin trend.
Jetëgjatësia mesatare e përgjithshme është rritur nga 77.6 vjet në 2002 në 80.1 në 2021 me faktorë si reduktimi i vdekshmërisë foshnjore, rritja e standardeve të jetesës, përmirësimi i stilit të jetesës, arsimimi më i mirë dhe përparimet në kujdesin shëndetësor dhe mjekësinë që vonojnë vdekjet e parakohshme.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

‘Ndalohet puna në ambiente të jashtme’ – Spanja merr masa për periudhat e nxehtësisë ekstreme!
Qeveria ka ndarë 2 miliardë euro për të lehtësuar ndikimin e të nxehtit ekstrem dhe thatësirës tek fermerët dhe furnizimet me ujë. Spanja planifikon të ndalojë......

Cilat janë 10 monedhat më të forta në botë në 2023?
Monedhat janë shtylla kurrizore e ekonomisë globale, duke siguruar një mjet shkëmbimi dhe lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare. Megjithatë, disa monedha......

Forcohet Dollari amerikan – Si e kanë mbyllur javën Euro, Franga dhe Paundi?
Dollari amerikan ka arritur sot të kalojë pragun e 101 lekë teksa ka regjistruar rritjen e parë gjatë kësaj jave duke u blerë këtë të premte me 101.1 lekë dhe......

Rritje marramendëse e çmimit të biletave të avionit - Paralelisht rritet kërkesa për udhëtime ndërkombëtare
Çmimet e fluturimeve po shënojnë rekorde të reja, shumë mbi nivelet e inflacionit, pasi linjat ajrore përpiqen të përfitojnë nga rigjallërimi i kërkesës për......

Ekonomia botërore i mbijetoi krizave të njëpasnjëshme - Kërkesa e fortë për mallra krijon perspektiva për një rritje të butë
Në tre vitet e fundit, ekonomia botërore është përballur jashtëzakonisht mirë me tre goditje dramatike. Si fillim, tani që Kina ka arritur të fitojë imunitet,......

Individët marrin kredi në valutë për banesa - Megjithatë, financimi i bankave dominohet nga kreditimi në lekë
Kredia për individë ka shfaqur ngadalësim më të përmbajtur të ritmeve të rritjes gjatë tremujorit të parë. Kështu, zgjerimi i këtij portofoli prej 14.5% është......

Kina zotëron tregun e prodhimit të çantave të rreme - Imitimet e markave të njohura shiten për 5% të vlerës origjinale
Në Francë, një vend që krenohet me origjinën e pjesës më të madhe të modës botërore, dënimet për imitim dhe riprodhim të produkteve të falsifikuara janë të......

Microsoft blen energji të shkrirjes bërthamore - Nënshkruhet kontrata e parë e gjigantit të teknologjisë me një kompani aktive
Prej kohësh dihet se themeluesi i Microsoft, Bill Gates, po investon shumë në shkrirjen bërthamore dhe konkretisht në kërkime për të arritur prodhimin e......