Qeverisja vendore ne zonat rurale - Fshatrat boshatisen nga Mungesa e shërbimeve dhe mospërfaqësimi

Në Shqipëri, situata financiare e njësive vendore paraqet sfida për të ardhmen, edhe pse ajo është përmirësuar krahasuar me 8 vite më parë, kur u miratua reforma territoriale - administrative. Sipas një raporti Vjetror Monitorimi kryer nga Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, vërehet një shpërndarje e pabarabartë e shërbimeve publike midis zonave urbane dhe atyre rurale.
Një nga problemet më të mëdha aktualisht është shpërndarja e pabarabartë të shërbimeve publike në zonat urbane dhe ato rurale. Sipas studimit diferencat në shërbimet publike nga zonat urbane në ato rurale, ku jetojnë 30-40 për qind e popullsisë është shumë e madhe.
Edhe banka boterore në raportin e fundit për Shqipërinë, raporton se ka pabarazi dhe se shërbimet publike, pas reformës territoriale, janë lënë totalisht pas dore. Në dimensionin e shtrirjes gjeografike vërehen probleme, pasi zona të largëta nga qendra e bashkisë, nuk po marrin shumë prej shërbimeve dhe janë jashtë vëmendjes dhe në aspektin social.
Bashkitë në Qarqet e Gjirokastrës, Beratit, Kukësit, Dibrës po boshatisen çdo ditë dhe po krijohen vende, zona, fshatra të boshatisura, për shkak se qytetarëve nuk u garantohen garatuar të njëjtat kushte dhe standarte jetese nga shërbimet. Një qytetar në Konispol në Has apo në Tropojë nuk merr të njëjtat shërbime si ata qyettarë që jetojnë në zona urbane.
Mungesa në infrastrukturë, veçanërisht rrugore, është më e dukshme dhe rëndon më shumë tek bashkitë tashmë me një territor më të madh sidomos në zonat rurale.
Raporti i Vlerësimit të Eksperiencave më të mira, hartuar nga Shoqata e Bashkive si pjesë e Projektit STAR2 tregoi nevojën për shërbime në infrastrukturë publike nëpër bashkitë tashmë më të mëdhaja në aspektin territorial dhe të popullsisë. Nevoja për përmirësime në infrastrukturë apo për infrastrukturë të re haset në çdo bashki dhe ka marrë vëmendjen dhe një pjesë të mirë të buxhetit vendor. Nga ky vlerësim kryer në 2018 rezultoi se në total ishin 35 bashki kishin si prioritet infrastrukturën dhe shërbimet publike përgjatë mandatit të tyre nga 61 bashki në total, ose mbi 57%.
Dhënia e shërbimeve administrative, kërkesa të ndryshme ankesa apo konflikte mes qytetarëve tashmë kërkojnë shumë më tepër kohë për tu adresuar nga bashkia. Progres në këtë drejtim kemi me ngritjen e zyrave me një ndalesë. Nga 61 bashki, 17 prej tyre janë kufitare dhe 11 kanë dalje në det, e megjithatë zhvillimi ekonomik dhe turizmi malor apo bregdetar lë shumë për të dëshiruar dhe pas disa nismave si ajo e 100 fshatrave (nga 2995 fshatra që janë gjithsej) që vjen tërësisht si inciativë e qeverisë qendrore.
Një tjetër problem është edhe çështja e përfaqësimit në këshillat bashkiakë të njësive administrative të zonave rurale. Banorëte e njësive në zonat rurale nuk kanë përfaqësimin e duhur në këshillat bashkiakë. Vështirësitë ekonomike, mungesa e shërbimeve në zonat rurale, niveli I ulët I jetesës dhe mospërfaqësimi janë kaktorë edhe për largimin e të rinjëve nga fshati dhe boshatisjen e e fshatrave si rrjedhojë.
SCAN
Sondazh

Vendoret 2023 - Tre bashki, zgjedhje me votim elektronik
Qytetarët e Kamzës, Vorës dhe Elbasanit do të njihen me fituesit në garën për drejtimin e bashkive që në orën 19:30 të datës 14 Maj. Kjo sepse në këto tre......

MBIKQYRJA DHE VËZHGIMI/ Angazhimi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor
Mbarëvajtja e procesit të votimeve të 14 majit është në vëmendjen e strukturave shtetërore, vëzhguesve vendas dhe të huaj. Parapërgatitjet që dita e zgjedhjeve......

Zgjedhjet e shtrenjta të 14 Majit dhe paratë për pushtetin vendor!
Zgjedhjet vendore të 14 majit rezultojnë të jenë më të shtrenjtat që janë organizuar ndonjëherë në vendin tonë. Sipas të dhënave zyrtare financimi për......

GARA PËR BASHKITË/ Përzgjedhja e 61 kryetarëve ndërmjet 145 kandidatëve
Në zgjedhjet vendore të e 14 majit 2023, kanë të drejtë vote 3,650,550 shtetas shqiptarë, nga të cilët 122,545 zgjedhës votojnë për herë të pare. Nga......

Dy nga kompanitë kryesore të fluturimeve në botë po bashkohen. A do të thotë kjo një super linjë të re ajrore?
Një shtet dhe dy linja ajrore kryesore që operojnë flota të klasit botëror me distanca të gjata nga qendra të ndryshme kryesore të aviacionit të vendosura afër......

Ky laborator arriti një zbulim mahnitës në energjinë e shkrirjes!
Pas brezash përpjekjesh për të prodhuar fuqinë e një ylli në Tokë, një ndezje e suksesshme e shkrirjes bërthamore ndodhi në mes të një nate dhjetori dhe......

Pse emetimet rekord të karbonit në Kinë pritet të bien?!
Emetimet e karbonit të Kinës ka të ngjarë të arrijnë një rekord të ri në vitin 2023 si pasojë e një rikthimi ekonomik, por një zgjerim i shpejtë i energjisë së......

Astronomët zbulojnë shpërthimin më të madh kozmik të parë ndonjëherë!
Astronomët kanë parë shpërthimin më të madh kozmik të dëshmuar ndonjëherë, dhe është 10 herë më i ndritshëm se çdo yll i njohur shpërthyes, ose supernova.......