Shqipëria Postuar më 14 Maj 2023, 14:35

Berati, qarku i dytë për prodhimin e rrushit në vreshta - Qyteti i “një mbi një dritareve” ka minimizuar ndërtimet e reja

Nga SCAN TV
Berati, qarku i dytë për prodhimin e rrushit në vreshta - Qyteti

Një nga karakteristikat që e veçon qarkun e Beratit janë ullinjtë dhe vera. Berati është qarku i dytë me nivelin më të lartë të prodhimit për rrushin nga vreshtat, ku arrin në 17 mijë ton.

I quajtur si qyteti i një mbi një dritareve, Berati cilësohet si qyteti me 12 muaj turizëm për shkak të arkitekturës së veçantë e ku trashëgon nga e kaluara vlera kulturore e historike. Në qytetin e Beratit interesi është i lartë jo vetëm nga vendasit, por edhe nga turistët e huaj të cilët mund te vizitojnë Kalanë, Muzeun e Onufrit, një nga lagjen karakteristike të këtij qyteti lagjen Mangalem etj.

Por duke parë të dhënat e detajuara të INSTAT, lejet e ndërtimit të lëshuara për ndërtesat e reja në këtë qark janë në 54. Qytetet e këtij qarku të cilët janë në ndërtim e sipër së pari kryesojnë Dimali dhe Kuçova me 18 leje ndërtimi secili, e vijuar me Poliçanin me 11 të tilla.

Berati duket më i rezervuar me ndërtimet e reja ku regjistrohen 7 të tilla, duke i lënë vendin historisë. Ndërkohë qyteti i Skraparit nuk ka asnjë leje ndërtimi.

Përsa i përket shpenzimeve mesatare mujore për konsum për Njësitë Ekonomike Familjare sipas të dhënave përkojnë në vlerën e 77.402 lekëve. Por nga ana tjetër paga mesatare mujore e personave të punësuar është 47.242 lekë.

Referuar po të njëjtave të dhëna, numri i njësive ligjore aktive, pra ndërmarrjeve është mbi 10 mijë.

Lejet e ndërtimit për ndërtesa të reja

Dimal 18

Kuçovë        18

Poliçan        11

Berat  7

Skrapar        0

Diamila Leka / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat