Dibra, qarku i varfër, me më shumë lindje - Pasuritë e mëdha natyrore s’shpëtojnë ekonominë dibrane, kryeson listën për ikjen e banorëve

Ndryshimet në Prodhimin e Brendshëm të Bruto të Rajoneve, të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se në tre qarqe ekonomia ishte me rënie në vitin 2019, ndërkohë që Dibra kryesonte listën me një rënie prej 3% e ndjekur nga Kukësi me 2.8% dhe Berati me 2%%.
Gjithashtu, Dibra është një nga 3 qarqet me Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë më të ulët në rang vendi. Sipas të dhënave të fundit të disponueshme niveli i këtij treguesi për qarkun verilindor është 421 mijë lekë, një vlerë nën mesataren e vendit që është 579 mijë lekë. Ndërkaq, pavarësisht se është një nga qarqet me burime natyrore më të shumta krahasuar me qarqe të tjerë, Dibra ka nivelin të lartë të migrimit të brendshëm, që sipas ekspertëve vjen si rezultat i thellimit të varfërisë.
Të dhënat zyrtare tregojnë se shkalla e migrimit të brendshëm neto për 1 000 banorë është -49.4, ndërkohë që edhe pjesëmarrja në forcat e punës është nga më të ultat në rang vendi, duke u lënë pas vetëm nga Qarku Lezhë. Shpenzimet mesatare mujore për konsum për njësitë ekonomike familjare në këtë qark arrijnë në 72 048 lekë, treguesi i dytë më i ulët në vend. Por, pavarësisht varfërisë qarku verilindor regjistron indeksin sintetik të fekondimit më të lartë në vend.
Sipas INSTAT, ky indeks është 2.31 fëmijë për grua, ndonëse vendi regjistron një rënie të vazhdueshme, nga 1,48 fëmijë për grua në vitin 2017 në 1,32 në vitin 2021. Kjo bën që ky qark të jetë mbi nivelin e zëvendësimit prej 2.1 fëmijë për grua. Si rezultat qarku regjistron një rritje natyrore positive të popullisë, teksa shkalla natyrore e rritjes fiksohet në 3.4 për 1 000 banorë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Statistikat e ndërmarrjeve në Shqipëri - Bizneset me pronarë të huaj punësojnë 11.6% të të punësuarëve
Fokus i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare është aktiviteti tregtar, pra biznesi si dhe shërbime të tjera. Por referuar statistikave, këto aktivitete numërojnë......

Italia nis fushatën shumë të debatuar reklamuese prej 9 milionë euro 'Open to meraviglia!
Turizmi në Itali është rikuperuar nga nivelet më të ulëta të COVID-19, por jo të gjithë janë të lumtur të shohin turmat e të huajve të rikthyer. Venusi i......

Zgjedhje presidenciale e parlamentare në Turqi - Sfida mes Erdogan, kreut të opozitës Kilicdaroglu dhe Ogan
Turqia zgjedh sot presidentin dhe parlamentin e ri të vendit. Në garë për postin e kreut të shtetit përballë Erdogan që kërkon mandatin e rradhës është kreu i......

Sfidat e bashkive për zhvillimin e zonave urbane
Qytetarët shqiptarë në zonat urbane të vendit përballen përditë me probleme të shumta. Menaxhimi i mbetjeve urbane, furnizimi me ujë të pijshëm, transporti......

Qeverisja vendore ne zonat rurale - Fshatrat boshatisen nga Mungesa e shërbimeve dhe mospërfaqësimi
Në Shqipëri, situata financiare e njësive vendore paraqet sfida për të ardhmen, edhe pse ajo është përmirësuar krahasuar me 8 vite më parë, kur u miratua......

Vendoret 2023 - Tre bashki, zgjedhje me votim elektronik
Qytetarët e Kamzës, Vorës dhe Elbasanit do të njihen me fituesit në garën për drejtimin e bashkive që në orën 19:30 të datës 14 Maj. Kjo sepse në këto tre......

MBIKQYRJA DHE VËZHGIMI/ Angazhimi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor
Mbarëvajtja e procesit të votimeve të 14 majit është në vëmendjen e strukturave shtetërore, vëzhguesve vendas dhe të huaj. Parapërgatitjet që dita e zgjedhjeve......

Zgjedhjet e shtrenjta të 14 Majit dhe paratë për pushtetin vendor!
Zgjedhjet vendore të 14 majit rezultojnë të jenë më të shtrenjtat që janë organizuar ndonjëherë në vendin tonë. Sipas të dhënave zyrtare financimi për......