Shqipëria Postuar më 14 Maj 2023, 14:37

Fieri, qarku me numrin më të lartë të bagëtive - Janë përqëndruar 27% të totalit të bizneseve bujqësore

Nga SCAN TV
Fieri, qarku me numrin më të lartë të bagëtive -

Një nga qarqet më të mëdhenj të Shqipërisë Qarku i Fierit, si i favorizuar dhe nga pozicioni gjeografik, konsiderohet si një nga qarqet me numrin më të lartë të bagëtive ku ka mesatarisht 58.1 bagëti në 1000 krerë.

Si një zonë ku prodhimtaria bujqësore dhe blegtoriale është një nga më kryesoret të sektorit të bujqësisë në Shqipëri, qarku i Fierit gjithashtu kryeson për numrin më të lartë të bizneseve të reja që u hapën në sektorë të agrobiznesit por jo vetëm. Ndërkohë në Fier janë përqëndruar 27% e totalit të bizneseve bujqësore.

I përbërë nga tre rrethe, në hapësirën administrative të këtij qarku përfshihen 6 bashki dhe 36 komuna, të dhënat e të cilëve janë të pasqyruar në Vjetarin Statikor.

Në një kohë kur paga minimale dhe ajo mesatare është temë aktuale dhe të diskutimeve politike apo premtimeve elektorale, le të analizojmë se si ky qark e ka ecurinë e pagave midis qyteteve.

Sipas të dhënave të Vjetarit Statistikor, Patosi kryeson me pagën më të lartë mesatare ku përkatësisht është 56.067 lekë, e vijuar me qytetin e Fierit në 55.287 lekë, i treti në pagën mesatare më të lartë e ka qyteti i Mallakstrës në 46.197 lekë, më pas Roskoveci 45.749 lekë, Divjaka 45.604 lekë.

Ndërsa qyteti i Lushnjës renditet i fundit përsa i përket pagës mesatare më të ulët, e cila është 43.422 lekë.

Por duke e marrë në rang qarku, paga mesatare e personave të punësuar është 51.663 lekë.  Ndërkohë përsa i përketë shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë 80.752 lekë për Njësitë Ekonomike Familjare.

Paga mesatare në bashkitë e Qarkut të Fierit

Patos 56067 lekë

Fier    55287 lekë

Mallakastër  46197 lekë

Roskovec     45749 lekë

Divjakë        45604 lekë

Diamila Leka / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat