Në Shqipëri “shtëpia plot”, por jetojmë ngushtë - Eurostat: Jemi të dytët në Europë me numrin më të ulët të dhomave për person

Në publikimin e ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, mbi kushtet e banimit të njësive ekonomike familjare, ‘Scan Intel’ këtë herë ka analizuar numrin mesatar të dhomave për person. Sipas të dhënave Shqipëria dhe Mali i Zi renditen të parat në Europë me numrin më të vogël të dhomave për person, përkatësisht me 0.9 dhoma për secilën, ndërkohë që në radhë ndjek Serbia me një dhomë për person. Në vendet e Bashkimit Europian, në vitin 2021, kishte mesatarisht 1.6 dhoma për person.
Sa i përket vendeve të cilat renditet në skajin tjetër të grafikut, pra vendet me më shumë dhoma, gjejmë Maltën me 2.3 dhoma për person dhe Holandën e Irlandën me 2.1 dhoma për person secila.
Shqipëria është vendi i dytë në Europë i cili regjistron përqindjen më të lartë të popullsisë që jetojnë në familje në kushte mbipopullimi, ku 58,1% e popullsisë në vendin tonë janë shprehur se jetojnë ngushtë, sipas një ankete të Eurostat (shiko këtu).
Kushtet e banimit ne vende të ndryshme varen edhe nga përbërja e njësive ekonomike familjare. Referuar shifrave, Shqipëria renditet e para në Europë sa i përket madhësisë mesatare të familjes. Një familje në vendin tonë përbëhet mesatarisht nga 3.7 persona, ndërkohë që në Bashkimin Europian madhësia mesatare është 2.3 persona për familje. Mali i Zi, Turqia dhe Serbia vijojnë në renditje si vendet me familje të mëdha, ndërsa Finlanda, Danimarka dhe Gjermania kanë numrin më të ulët, me një përbërje mesatare prej dy personash.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Të rinjtë kinezë rikthehen në fusha - Të diplomuarit braktisin qytetet në kërkim të një rrugëdaljeje në fshat
“Ëndrra kineze” po shkatërrohet për të rinjtë, të cilët janë të detyruar të largohen nga qytetet e mëdha dhe të kthehen në fshat, për shkak të krizës në tregun......

Avancon korridori VIII - Elbasan-Maqedoni e Veriut, shpallen fituesit për 2 lotet e tjerë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë fituese për fazën 3 dhe 4 për aksin rrugor Elbasan – Qafë thanë, që është pjesë e korridorit 8. Për lotin 3 të......

Përfitimet e energjisë së gjelbër tejkalojnë kostot - Tranzicioni brenda 2050 rrit PBB globale deri në 7%
Sigurimi i një të ardhmeje me më pak karbon nuk është vetëm i nevojshëm, por edhe i mirë për ekonominë, sipas skenarëve më të fundit të klimës nga Rrjeti......

Cilat janë degët më të kërkuara profesionale? - Nga hoteleri-turizmit tek termohidraulika. Japin garanci punësimi
Politika e qeverisë po orientohet çdo ditë e më shumë drejt marketimit të arsimit profesional, me qëllim përmbushjen e kërkesave që kanë bizneset për fuqinë......

Apple rikthehet në Indi - Kompania tenton shkëputjen nga fabrikat kineze të baterive
Gjiganti i teknologjisë Apple po vështron nga India për të prodhuar bateri të gjeneratës së ardhshme si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të......

Pensionet private, në konsultim rregullorja për licencat - Shoqëritë administruese do zbardhin burimin e fondeve dhe pasQyrat financiare të 3 viteve
Pas hyrjes në fuqi të ligjit per pensionet private, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka nxjerrë për konsultim publik dhe projektrregulloren përkatëse për......

Si mund të ndërpresin vendet e BE-së importet e mbetura të gazit rus!
Një propozim i ri i BE-së do t'u japë shteteve anëtare fuqinë për të ndaluar kompanitë në Rusi dhe Bjellorusi nga aksesi i tubacioneve europiane dhe......

Bitcoin i afrohet sërish 44,000 USD - El Salvadori ofron pasaporta për kripto-milionerët
Bitcoin i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, duke iu afruar sërish nivelit të 44,000 dollarëve, ndërsa tregu është në pritje të të dhënave mbi......