Ndryshimet klimatike dhe El Niño po nxisin një valë të rrallë të të nxehtit dimëror!

Brazili është goditur nga temperatura rekord prej gati 42°C, pavarësisht se është ende në dimër. Vala e rrallë e të nxehtit përfshiu 19 nga 26 shtetet e Brazilit të enjten, si dhe kryeqytetin e Brasilias, sipas Institutit Kombëtar Meteorologjik.
Ai solli gjithashtu kushte të thata dhe lagështi të ulët për vendin që është shtëpia e pyjeve tropikale të Amazonës. Në fillim të këtij muaji, Kili përjetoi gjithashtu një valë të nxehti dimërore me temperatura të larta deri në 37°C. Katër kryeqytete shtetërore shënuan temperaturën më të lartë të vitit të mërkurën. Cuiabá, në Brazilin qendror-perëndimor, maksimalet arritën 41.8°C.
Banorët në Rio de Zhaneiro dhe São Paulo, dy qytetet më të populluara të Brazilit, u goditën gjithashtu nga vala e të nxehtit. Në Rio, temperaturat arritën në 38.7°C të enjten - dita e dytë më e nxehtë e qytetit të vitit 2023. Plazhistët u dyndën në shumë nga zonat e famshme ranore të vendit, duke përfshirë Copacabana të Rios.
Autoritetet thanë se shtetet verilindore të Bahia dhe Piauí panë se lagështia e ajrit ra nën 20 % dhe qeveria rekomandoi që njerëzit të shmangin aktivitetet fizike dhe të qëndrojnë brenda në kohët më të nxehta të ditës. Vera është ende katër muaj larg në hemisferën jugore. Muajin e kaluar, Brazili përjetoi korrikun e tij më të nxehtë që nga fillimi i matjeve zyrtare në vitin 1961, duke reflektuar rekordin global, me temperaturë mesatare prej 23°C.
Klimatologu Jose Marengo nga qendra kombëtare e monitorimit të fatkeqësive tha se ditët e ngrohta gjatë dimrit zakonisht shkaktohen nga një anomali e presionit të lartë që formon një kube mbi një shtrirje shtetesh, duke përfshirë Amazonën juglindore dhe jugore.
Ndryshimet klimatike dhe fenomeni El Niño ka të ngjarë të përforcojnë temperaturat më të larta dhe kushtet më të thata të motit, sipas Renata Libonati, një studiuese në Universitetin Federal të Rio de Zhaneiros.
Sipas Marengo, ditët e nxehta aktuale në dimrin brazilian kanë më pak ndikim në popullatë sesa valët e të nxehtit të regjistruara në Evropë, sepse qytetet braziliane janë më të mësuara me temperaturat tropikale. Marengo tha se koha do të tregojë nëse ajo që po ndodh këtë javë është me të vërtetë një valë të nxehti pasi ka të ngjarë të ndërpritet me ardhjen e një valë të ftohtë brenda disa ditësh.
Në TV Globo, rrjeti kryesor i lajmeve të Brazilit, gazetarët e buzëqeshur intervistuan plazhistët në Rio de Zhaneiro - ende një pakicë në metropolin me pothuajse 7 milionë banorë.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

OJQ-të kërkojnë rishikim të objektivave të BE-së për reduktimin e emetimeve!
OJQ-të kërkuan gjatë kësaj jave një rishikim të brendshëm të një vendimi zbatues të Komisionit Europian që përcakton lejimet vjetore të emetimeve për çdo shtet......

Guterres: Strukturat globale pasqyrojnë botën e së djeshmes!
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres në kuadër të samitit të BRICS në Johanesburg është shprehur për një reformë të institucioneve......

Nuk ndalen Dollari dhe Paundi – Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka kapërcyer me në fund pragun e 100 lekëve teksa regjistron edhe sot një rritje te ndjeshme të kuotës duke u blerë me 100.6 lekë dhe duke u......

Fabrikat e qumështit gjobiten me 32 milionë lekë - Kapen në shkelje nga AKU. 4 raste referohen në Prokurori
Ndërkohë që qumështi dhe nënproduktet e tij kanë pasur një rritje të vazhdueshme të çmimeve për konsumatorët shqiptarë, duket se cilësia e produkteve të......

Qeveria shton borxhin e brendshëm, individët i “rrinë larg” - 21 miliardë lekë në tremujorin e dytë, por u ble thuajse tërësisht nga bankat tregtare
Gjatë tremujorit të dytë Qeveria ka shtuar ndjeshëm huamarrjen në tregun e brendshëm, por në të kundërt të trendit të muajve të mëparshëm, individët nuk kanë......

Biznesi, kursimtari i energjisë- Familjarët konsumuan më shumë në 3-mujorin e dytë. Ulen edhe humbjet në rrjet
Tremujori i dytë i vitit duket se ka patur një bilanc pozitiv për energjinë. Të dhënat më të fundit nga INSTAT tregojnë se përdorimi i energjisë elektrike nga......

Domatja shqiptare “prodhoi” 3 miliardë lekë - Cilat produkte “Made in Albania” preferojnë më shumë të huajt?
Eksportet bujqësore, për shkak edhe të sezonit veror, kur prodhimi është i mbarë, kanë pasur ecuri pozitive përgjatë kësaj periudhe. Të dhënat zyrtare të......

Krijohen “Nuklat e inovacionit” - Balluku: Synohet t’i jepet inovacionit një frymëmarrje sa më e madhe
Këshilli i Ministrave ka vendosur ngritjen e “nuklave të inovacionit” pranë çdo dikasteri. Sipas Zv/kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe......