Guterres: Strukturat globale pasqyrojnë botën e së djeshmes!

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres në kuadër të samitit të BRICS në Johanesburg është shprehur për një reformë të institucioneve multilaterale. Strukturat globale në fuqi në pjesën më të madhe janë krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, tha Guterres duke iu referuar forumeve të tilla si Këshilli i Sigurimit të OKB-së, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Shumë vende afrikane asokohe sundoheshin prej fuqive koloniale. Që institucionet multilaterale të mbeten universale, ato duhet të reformohen. Gjithnjë e më shumë shtete duan të bashkohen me grupin BRICS. "Ne jemi duke lëvizur drejt një bote multipolare dhe kjo është një gjë pozitive", tha Guterres pak pasi u deklarua që grupi i vendeve më të rëndësishme në ekspansion BRICS do të pranojë në radhët e veta nga 1 janari 2024 edhe gjashtë vende të tjera anëtare: Arabinë Saudite, Iranin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentinën, Egjiptin dhe Etiopinë.
Sipas ministrit ë Jashtëm të Afrikës së Jugut, Naledi Pandor, së fundi më shumë se 40 shtete kanë shprehur interes për anëtarësimin në BRICS. Kjo aleancë e konsideron veten si një kundërpeshë ndaj kombeve të industrializuara perëndimore dhe ndër të tjera synon që të pakësojë dominancën e dollarit në sistemin global të financave.
Një rikonceptim i arkitekturës globale të financave aktualisht e vjetëruar dhe jofunksionale është e domosdoshme, tërhoqi vëmendjen Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. "Kjo kërkon guxim për kompromise, që vendet afrikane mesatarisht paguajnë katër herë më shumë për kreditë se sa SHBA dhe tetë herë më shumë se vendet e pasura europiane", tha Guterres dhe bëri thirrje për zhvillimin e një mekanizmi efikas për shlyerjen e borxheve.
Guterres kërkoi gjithashtu respektimin pakufizim të Kartës së OKB-së, të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare. Sa i përket Këshillit të Sigurimit të OKB-së shumë shtete prej dekadash kërkojnë një reformim, sepse Këshilli i Sigurimit ende vazhdon të përfaqësojë strukturën e fuqive fituese të vitit 1945. Gjermania prej vitesh bën pjesë në grupin e ashtuquajtur G4 me Japoninë, Brazilin dhe Indinë, që kërkojnë bashkarisht të drejtën e anëtarësisë së përhershme në këtë forum të OKB-së. Deri tani këto vende qëndrojnë me rotacion çdo dy vjet si anëtar të Këshillit të Sigurimit duke mos qenë anëtar të përhershëm me të drejtë vetoje.
Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov nuk është i bindur për një anëtarësi të përhershme të Gjermanisë dhe të Japonisë në Këshillin e Sigurimit. Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov është shprehur skeptik lidhur me anëtarësimin e përhershëm të Gjermanisë dhe të Japonisë në Këshillin e Sigurimit. Të dy këto vende, nuk kanë çfarë të kontribuojnë asgjë të re si anëtar të përhershëm në diskutimet e forumit më të lartë të OKB-së, tha Lavrov në kuadër të samitit të BRICS në Johanesburg.
Rusia bashkë me SHBA, Kinën, Francën dhe Britaninë e Madhe janë pesë vendet me anëtarësi të përhershme në Këshillin e Sigurimit dhe mund të ushtrojnë të drejtën e vetos në këtë forum. Përmes këtij sistemi deri tani janë bllokuar të gjitha reformat e kësaj strukture. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Nuk ndalen Dollari dhe Paundi – Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka kapërcyer me në fund pragun e 100 lekëve teksa regjistron edhe sot një rritje te ndjeshme të kuotës duke u blerë me 100.6 lekë dhe duke u......

Fabrikat e qumështit gjobiten me 32 milionë lekë - Kapen në shkelje nga AKU. 4 raste referohen në Prokurori
Ndërkohë që qumështi dhe nënproduktet e tij kanë pasur një rritje të vazhdueshme të çmimeve për konsumatorët shqiptarë, duket se cilësia e produkteve të......

Qeveria shton borxhin e brendshëm, individët i “rrinë larg” - 21 miliardë lekë në tremujorin e dytë, por u ble thuajse tërësisht nga bankat tregtare
Gjatë tremujorit të dytë Qeveria ka shtuar ndjeshëm huamarrjen në tregun e brendshëm, por në të kundërt të trendit të muajve të mëparshëm, individët nuk kanë......

Biznesi, kursimtari i energjisë- Familjarët konsumuan më shumë në 3-mujorin e dytë. Ulen edhe humbjet në rrjet
Tremujori i dytë i vitit duket se ka patur një bilanc pozitiv për energjinë. Të dhënat më të fundit nga INSTAT tregojnë se përdorimi i energjisë elektrike nga......

Domatja shqiptare “prodhoi” 3 miliardë lekë - Cilat produkte “Made in Albania” preferojnë më shumë të huajt?
Eksportet bujqësore, për shkak edhe të sezonit veror, kur prodhimi është i mbarë, kanë pasur ecuri pozitive përgjatë kësaj periudhe. Të dhënat zyrtare të......

Krijohen “Nuklat e inovacionit” - Balluku: Synohet t’i jepet inovacionit një frymëmarrje sa më e madhe
Këshilli i Ministrave ka vendosur ngritjen e “nuklave të inovacionit” pranë çdo dikasteri. Sipas Zv/kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe......

Nafta pa taksa për bujqësinë, ministrja Krifca: Fermerët punojnë tokën me kosto më të ulët
Skemat mbështetëse për bujqësinë përmes Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor e Rural vijojnë të mbështetin fermerët për të zgjeruar aktivitetin e tyre në......

Nga mungesa në gati tepricë – Tregut të makinave elektrike në SHBA po i mbarojnë klientët
Më shumë automjete elektrike po prodhohen nga fabrikat e makinave se kurrë më parë por disa tregtarë nuk i duan ato. Inventari i makinave elektrike është......