Fabrikat e qumështit gjobiten me 32 milionë lekë - Kapen në shkelje nga AKU. 4 raste referohen në Prokurori

Ndërkohë që qumështi dhe nënproduktet e tij kanë pasur një rritje të vazhdueshme të çmimeve për konsumatorët shqiptarë, duket se cilësia e produkteve të ofruara nuk është në të njëjtën valë. Përgjatë një periudhe Maj-Gusht 2023, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka ndërmarrë një hetim në stabilimentet e prodhim-përpunimit të qumështit në vend, ku janë kryer 38 kontrolle zyrtare , vendosur 33 gjoba në vlerë 32.5 milionë lekë si dhe janë dhënë 18 paralajmërime. Ndërsa, 4 raste janë referuar në prokurori si dhe janë bllokuar 28 ton produkte.
Nga ana tjetër, në kulmin e sezonit veror, për shkak të fluksit të lartë të pushuesve dhe turistëve, abuzimet me sigurinë ushqimore janë më të shpeshta. Për këtë arsye, Task-Forca Ndërinstitucionale për Sigurinë Ushqimore, ka vijuar kontrollet intensive në terren, ku gjatë periudhës 26 qershor-18 gusht ka kryer 3138 inspektime në 12 qarqet e vendit në mbikëqyrje të operatorëve të biznesit ushqimor të prodhimit, përpunimit, magazinimit dhe tregtimit.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në bizneset ushqimore, janë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore, si tregtim të ushqimit të pasigurt, mungesë të kushteve higjieno-sanitare mungesë të përditësimit të sistemit të vetëkontrollit HACCP etj.
Për këtë arsye cilat janë vendosur 71 masa administrative “gjobë” me një vlerë totale prej 14.3 milionë lekë, e cila do të paguhet nga bizneset e kapura në shkelje.
Nga ana tjetër, janë vendosur 771 “paralajmërime” apo e thënë ndryshe 25 % e bizneseve të inspektuara, si dhe janë ndërmarrë 207 mostra dhe kryer 327 analiza. Task-forca ka bllokuar 5 ton dhe 393 litra produkte ushqimore. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shprehet se do të vijojë me kontrollet në të gjithë vendin në garantim të sigurisë së ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Qeveria shton borxhin e brendshëm, individët i “rrinë larg” - 21 miliardë lekë në tremujorin e dytë, por u ble thuajse tërësisht nga bankat tregtare
Gjatë tremujorit të dytë Qeveria ka shtuar ndjeshëm huamarrjen në tregun e brendshëm, por në të kundërt të trendit të muajve të mëparshëm, individët nuk kanë......

Biznesi, kursimtari i energjisë- Familjarët konsumuan më shumë në 3-mujorin e dytë. Ulen edhe humbjet në rrjet
Tremujori i dytë i vitit duket se ka patur një bilanc pozitiv për energjinë. Të dhënat më të fundit nga INSTAT tregojnë se përdorimi i energjisë elektrike nga......

Domatja shqiptare “prodhoi” 3 miliardë lekë - Cilat produkte “Made in Albania” preferojnë më shumë të huajt?
Eksportet bujqësore, për shkak edhe të sezonit veror, kur prodhimi është i mbarë, kanë pasur ecuri pozitive përgjatë kësaj periudhe. Të dhënat zyrtare të......

Krijohen “Nuklat e inovacionit” - Balluku: Synohet t’i jepet inovacionit një frymëmarrje sa më e madhe
Këshilli i Ministrave ka vendosur ngritjen e “nuklave të inovacionit” pranë çdo dikasteri. Sipas Zv/kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe......

Nafta pa taksa për bujqësinë, ministrja Krifca: Fermerët punojnë tokën me kosto më të ulët
Skemat mbështetëse për bujqësinë përmes Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor e Rural vijojnë të mbështetin fermerët për të zgjeruar aktivitetin e tyre në......

Nga mungesa në gati tepricë – Tregut të makinave elektrike në SHBA po i mbarojnë klientët
Më shumë automjete elektrike po prodhohen nga fabrikat e makinave se kurrë më parë por disa tregtarë nuk i duan ato. Inventari i makinave elektrike është......

Ishulli i qetësisë ku nuk lejohen makinat dhe koha ‘ndalon’!
Hidra në shikim të parë nuk ndryshon nga fqinjët e saj. Ashtu si ishujt e tjerë në detin Egje, ajo ka rrugë të bardha, ajër aromatik të mbushur me jasemin dhe......

Hapen thirrjet për startup-et: 50-250 mijë dollarë kapital!
Forumi Keiretsu SEE ka nisur projektin e tij më të ri i cili lidh startup-et premtuese dhe plot risi potenciale në Europën Juglindore (SEE) me investitorë nga......