Shqipëria Postuar më 24 Gusht 2023, 14:05

Nafta pa taksa për bujqësinë, ministrja Krifca: Fermerët punojnë tokën me kosto më të ulët

Nga SCAN TV
Nafta pa taksa për bujqësinë, ministrja Krifca: Fermerët

Skemat mbështetëse për bujqësinë përmes Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor e Rural vijojnë të mbështetin fermerët për të zgjeruar aktivitetin e tyre në Shqipëri. I tillë është edhe rasti i Xhemalit në Cërrik. Ai është një nga shembujt e fermerëve që kanë përfituar nga Skema e naftës pa taksa, ujitjes me pika, si dhe skema e QTTB - ve mbi plehrat kimik dhe ka zgjeruar sipërfaqet e mbjella me drufrutorë.   Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, e shoqëruar edhe nga kryebashkiaku i Cërrikut, Andi Salla dhe deputeti Damian Gjiknuri , vizituan nga afër pemëtoren ku ai kultivon pjeshkë, mollë dhe nektarina në një sipërfaqe prej 5 hektarësh.

“Xhemali është kthyer nga emigrimi për t’u marrë me bujqësi në vendin e tij dhe është përfitues për të tretin vit radhazi nga skema e mbështetjes me naftë, e vendosur në dispozicion nga qeveria shqiptare për fermerët”, u shpreh Krifca. Ministrja tha se fokus i politikave tona është mbështetja e fermerëve. “Masa e mbështetjes me naftë synon uljen e kostove për fermerët në mbjelljen e kulturave të ndryshme bujqësore, me qëllim nxitjen e prodhimit vendas dhe rritjen e eksportit”, tha ajo. Ministrja e cilësoi revolucion investimin në ngritjen e rrjetit të qendrave të grumbullimit për prodhimet bujqësore. “Qarku i Elbasanit duhet të ketë qendrat e veta pasi është një zonë me kapacitet të lartë prodhues. Lajmi i mirë është që bashkia e ka ngritur këtë qendër grumbullimi dhe detyra e kryetarëve të bashkive është që të krijojnë stimujt e funksionimit të organizimit”, tha Krifca.

Gjithashtu vuri në dukje Krifca, në mbeshtetje të fermerëve eshtë dhe Portali i fermerit,  aplikacioni ku gjendet i gjithë informacioni që i duhet një fermeri, mbi çmimet, pikat e grumbullimit si edhe mbi skemat mbështetëse. Xhemali tregoi se, ka  një sipërfaqe prej 2 ha të mbjella me mollë dhe 2.5 ha të mbjella me pjeshkë. “Kam kultivuar mollë që prej 20 vitesh, ndërsa pjeshkë në 10 vitet e fundit, pavarësisht vështirësive nuk dua të humbas varietetet e para”, tha ai, teksa vlerësoi lehtësitë që ka perfituar nga masat mbështetëse. Ndërkohë AZHBR vijon shpërndarjen e kartave të naftës pa taksa për fermerët nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023.

Masa e mbështetjes me naftë synon uljen e kostove për fermerët në mbjelljen e kulturave të ndryshme bujqësore, me qëllim nxitjen e prodhimit vendas dhe rritjen e eksportit.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......