Parisi ndalon monopatinat nga 1 shtatori - Kryeqyteti i parë europian që merr një nismë të tillë

Parisi u thotë lamtumirë skuterëve elektrikë. Në fakt, heqja e 15 mijë mjeteve të aksesueshme lirisht është duke u zhvilluar dhe nga 1 shtatori do të bëhet kryeqyteti i parë europian që ndalon plotësisht këtë shërbim. Operacioni po zhvillohet “me dhimbje”, sipas raportimeve të mediave vendase, pasi rrezikohen mbi 100 vende pune. Megjithatë, është një ndërhyrje e pritshme, pas rezultatit të referendumit qytetar që më 2 prill dekretoi fundin e epokës së skuterëve elektrikë.
Në votimin konsultativ të organizuar nga bashkia e qytetit në prill, pothuajse 90% e votuesve që shkuan në qendrat e votimit - që përfaqësojnë 7% të të regjistruarve për shkak të abstenimit të fortë - votuan pro ndalimit. Anne Hidalgo, kryetarja socialiste e Parisit, u zotua më pas të vendosë në zbatim rezultatin. Tre operatorët Dott, Lime dhe Tier Mobility kanë afat deri në 31 gusht për të çliruar plotësisht kryeqytetin francez nga skuterët që do të transferohen në Bordeaux, Lille, Berlin, Londër, Tel Aviv, Kopenhagë dhe Belgjikë.
Skuterët elektrikë, të aksesueshëm nga telefonat inteligjentë përmes aplikacioneve, mbërritën në kryeqytetin francez në vitin 2018. Në vitin 2020, bashkia u përpoq të rregullonte përdorimin e tyre, duke kufizuar numrin e operatorëve të autorizuar në tre. Këshilli i Qytetit të Parisit më pas inkurajoi hapur votuesit që të ndalojnë shërbimin për shkak të rritjes me 189% të aksidenteve që nga viti 2019, duke folur edhe për një klimë ankthi të krijuar në kryeqytet. Drejtuesit e lartë të tre kompanive të përjashtuara kritikuan vendimin duke thënë se Parisi është një përjashtim në territorin europian.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

India ndalon eksportin e sheqerit - Vendimi, për herë të parë në shtatë vjet
India pritet të ndalojë eksportin e sheqerit sezonin e ardhshëm duke filluar nga muaji tetor, një vendim që merret për herë të parë në shtatë vjet, pasi......

Teknologjia i shpall “luftë” BE-së: Kompanitë e mëdha, kundër rregullave të ashpra!
Kompanitë më të mëdha dixhitale në botë janë gati të përballen me rregullat më të rrepta të Bashkimit Europian për përmbajtjen në internet pasi Ligji i......

Thatësira më pak e rëndë se viti 2022, por nivelet e ujërave nëntokësore janë ende shumë të ulëta!
Pavarësisht nga vala e të nxehtit që godet aktualisht pjesën më të madhe të Europës, statusi i ujit të tokës është përmirësuar, por vetëm në sipërfaqe, jo nën......

3 minuta pa oksigjen, 30 ditë pa ushqim, por vetëm 3 ditë pa lëngje - Për sa ujë ka nevojë trupi ynë?
Trupi i një të porsalinduri përbëhet rreth 80 % nga uji. Duke u plakur përmbajtja e ujit në trup bie dhe arrin diku në rreth 60 %. Qelizat yndyrore kanë një......

Rruga drejt pasaportës gjermane pritet të jetë më e thjeshtë!
Me reformën e ligjit të marrjes së shtetësisë, qeveria federale dëshiron të shkurtojë periudhën e pritjes përpara marrjes së nënshtetësisë. Në të ardhmen, kjo......

Dollari drejt 100 lekëve – Rritje e fortë edhe për valutat e tjera!
Dollari amerikan po rikuperon ndjeshëm gjatë kësaj jave pas rënies së vazhdueshme që pësoi gjatë kësaj periudhe verore duke u blerë këtë mëngjes me 98.8 lekë......

Kush është menaxheri i ri rajonal i IFC për Ballkanin Perëndimor?
IFC emëroi Nicolas Marquier në pozicionin e Menaxherit Rajonal për Ballkanin Perëndimor i cili do të jetë përgjegjës për përpjekjet rajonale të IFC-së për......

Shpiragu, shpresa e madhe për Shqipërinë - Zbulohet një rezervë e konsiderueshme gazi dhe nafte e cilësisë më të lartë
Në Shpirag, zonën naftëmbajtëse më të rëndësishme në Shqipëri, pas një pune thuajse 10 vjeçare dhe arritjes në 6002 metra në thellësi të tokës, është prekur......