New York Times bllokon ChatGpt -“Artikujt tanë nuk do të përdoren për trajnimin e inteligjencës artificiale”

Qëndrim i qartë kundër inteligjencës artificiale nga një prej gazetave më të njohura në botë. New York Times ka vendosur të bllokojë rrjetin e internetit të OpenAI, kompanisë që zhvilloi softuerin ChatGpt, duke e penguar atë të ketë akses në artikujt e saj. Në thelb, përmbajtja e gazetës nuk mund të përdoret më për të trajnuar inteligjencën artificiale. New York Times po shqyrton gjithashtu një padi kundër OpenAI për shkelje të të drejtave të autorit.
Akuza që New York Times po mendon të bëjë kundër OpenAI është shkelje e të drejtës së autorit nëpërmjet përdorimit, pa pëlqim, të artikujve të saj për të trajnuar inteligjencën artificiale. Në muajt e fundit, disa autorë e kanë paditur kompaninë, duke e akuzuar atë për skanimin e përmbajtjes së tyre - për të cilën ata kanë të drejtat - pa autorizimin e tyre të qartë për të trajnuar ChatGpt. Në fakt, chatbot duhet të ‘trajnohet’ në mënyrë adekuate që të jetë në gjendje t'u japë përgjigje të plota dhe të sakta përdoruesve.
Në thelb, akuza e bërë nga autorët dhe gazeta është se ChatGpt përdor përmbajtjen e mbuluar nga e drejta e autorit për t'u dhënë përgjigje përdoruesve të saj, pa iu referuar burimit të atij informacioni.
Nëse OpenAI shpallet fajtor, mund të detyrohet të shkatërrojë të gjitha të dhënat e mbledhura dhe të përdorura nga ChatGpt pa autorizim dhe t'i rikrijojë ato, por duke përdorur materiale për të cilat ka marrë dritën jeshile nga mbajtësit e të drejtave. Sipas ligjit amerikan, OpenAI mund të përballet gjithashtu me një gjobë deri në 150 mijë dollarë për çdo “shkelje të qëllimshme të së drejtës së autorit”.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Parisi ndalon monopatinat nga 1 shtatori - Kryeqyteti i parë europian që merr një nismë të tillë
Parisi u thotë lamtumirë skuterëve elektrikë. Në fakt, heqja e 15 mijë mjeteve të aksesueshme lirisht është duke u zhvilluar dhe nga 1 shtatori do të bëhet......

India ndalon eksportin e sheqerit - Vendimi, për herë të parë në shtatë vjet
India pritet të ndalojë eksportin e sheqerit sezonin e ardhshëm duke filluar nga muaji tetor, një vendim që merret për herë të parë në shtatë vjet, pasi......

Teknologjia i shpall “luftë” BE-së: Kompanitë e mëdha, kundër rregullave të ashpra!
Kompanitë më të mëdha dixhitale në botë janë gati të përballen me rregullat më të rrepta të Bashkimit Europian për përmbajtjen në internet pasi Ligji i......

Thatësira më pak e rëndë se viti 2022, por nivelet e ujërave nëntokësore janë ende shumë të ulëta!
Pavarësisht nga vala e të nxehtit që godet aktualisht pjesën më të madhe të Europës, statusi i ujit të tokës është përmirësuar, por vetëm në sipërfaqe, jo nën......

3 minuta pa oksigjen, 30 ditë pa ushqim, por vetëm 3 ditë pa lëngje - Për sa ujë ka nevojë trupi ynë?
Trupi i një të porsalinduri përbëhet rreth 80 % nga uji. Duke u plakur përmbajtja e ujit në trup bie dhe arrin diku në rreth 60 %. Qelizat yndyrore kanë një......

Rruga drejt pasaportës gjermane pritet të jetë më e thjeshtë!
Me reformën e ligjit të marrjes së shtetësisë, qeveria federale dëshiron të shkurtojë periudhën e pritjes përpara marrjes së nënshtetësisë. Në të ardhmen, kjo......

Dollari drejt 100 lekëve – Rritje e fortë edhe për valutat e tjera!
Dollari amerikan po rikuperon ndjeshëm gjatë kësaj jave pas rënies së vazhdueshme që pësoi gjatë kësaj periudhe verore duke u blerë këtë mëngjes me 98.8 lekë......

Kush është menaxheri i ri rajonal i IFC për Ballkanin Perëndimor?
IFC emëroi Nicolas Marquier në pozicionin e Menaxherit Rajonal për Ballkanin Perëndimor i cili do të jetë përgjegjës për përpjekjet rajonale të IFC-së për......