Shqipëria Postuar më 24 Gusht 2023, 14:31

Biznesi, kursimtari i energjisë- Familjarët konsumuan më shumë në 3-mujorin e dytë. Ulen edhe humbjet në rrjet

Nga SCAN TV
Biznesi, kursimtari i energjisë-  Familjarët konsumuan më

Tremujori i dytë i vitit duket se ka patur një bilanc pozitiv për energjinë. Të dhënat më të fundit nga INSTAT tregojnë se përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, u ul me 3,5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por, dy kategoritë, që janë biznesi dhe familjaret kanë sjellje të ndryshme. Sipërmarrjet kanë përdorur më pak energji elektrike, 7,3%. Por, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për familjarët, konsumi i të cilëve për këtë periudhë u rrit me 1,2%.

Një lajm i mirë është edhe zvogëlimi i humbjeve në rrjet që arritën vlerën 359 GWh, duke shënuar kështu një rënie me 1%. Humbjet në transmetim jane rritur me 2,8%, ndërsa ato në shpërndarje ranë me 1,7%. Humbjet teknike në shpërndarje kanë shënuar një rritje me 0,2%, ndërsa ato jo teknike në shpërndarje rënie me 5,7% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022.

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 37,8% duke arritur vlerën 2.269 GWh. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 52,3%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 46,5 % dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaik) në masën 1,2 % të prodhimit neto.

Nga ana tjetër rënie me 46,5% ka pësuar importi bruto i energjisë elektrike, që arriti vlerën 355 GWh. Duket se tremujori i dytë i vitit ka qenë i “artë” për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, ku si pasojë e reshjeve të shumta ka rritur me 89,4% eksportin në vlerën prej 786 GWh.

Ndërkohë, shkëmbimi i energjisë elektrike, që është diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë ka arritur vlerën pozitive prej 431 GWh, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022.

Dorian Koça/SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......