Shqipëria Postuar më 24 Gusht 2023, 14:30

Krijohen “Nuklat e inovacionit” - Balluku: Synohet t’i jepet inovacionit një frymëmarrje sa më e madhe

Nga SCAN TV
Krijohen “Nuklat e inovacionit” - Balluku: Synohet t’i jepet

Këshilli i Ministrave ka vendosur ngritjen e “nuklave të inovacionit” pranë çdo  dikasteri. Sipas Zv/kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nëpërmjet këtij vendimi synohet t’i jepet inovacionit një frymëmarrje sa më e madhe.

'Tashmë Shqipëria operon me teknologji moderne, siç janë satelitët. Duke pasur këto zhvillime teknologjike ne na ka lindur nevoja që brenda ministrive tona të kemi nukla inovacioni, do propozojnë projekte të reja. Do na duhet që të dalim në tregun shqiptar për të përthithur sa më shumë njerëz të dhënë ndaj inovacionit. Për të qenë sa më konkurrues, duke ditur pagat për këtë sektor, ne sigurisht kemi vendosur që ta aplikojmë siç kemi bërë me disa kategori të administratës të paguhen me paga më të larta se sa sektorët e tjerë.'

Balluku shprehu ambicien e qeverisë që këto “nukla inovacioni” të jenë të disponueshme brenda vjeshtës, ndërkohë që ato do të kenë një vendqëndrim të përbashkët.

Diamila Leka/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat