Domatja shqiptare “prodhoi” 3 miliardë lekë - Cilat produkte “Made in Albania” preferojnë më shumë të huajt?

Eksportet bujqësore, për shkak edhe të sezonit veror, kur prodhimi është i mbarë, kanë pasur ecuri pozitive përgjatë kësaj periudhe. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, tregojnë se në 7 muaj, janë shitur jashtë kufijve të Shqipërisë afro 15.2 miliardë lekë produkte, duke krijuar kështu më shumë të ardhura për fermerët shqiptarë.
Ndërsa në sasi, janë eksportuar afro 179 mijë ton. Rritja në vlerë krahasimisht me të njëjtën periudhë të një viti më parë është 19 për qind, për shkak të rritjes në tërësi të kërkesës dhe të çmimeve, jo vetëm jashtë kufijve por edhe në vend. Ndërkohë që konsumatori i huaj arrin të marrë cilësinë më të mirë të prodhimit, pasi produktet kalojnë në disa filtra analizash dhe certifikohen, ndryshe nga ato që hidhen për konsum në tregun e brendshëm.
Por cilat nga produktet e kultivuara nga fermerët janë më të kërkuara? Duket se domatja vijon të mbajë rekord, pasi rezulton me sasinë dhe vlerën më të lartë të eksporteve, respektivisht 39.5 mijë ton dhe afro 3 miliardë lekë përgjatë periudhës Janar-Korrik 2023, duke zënë një peshë prej 15 % ndaj totalit të eksporteve.
Po ashtu, pjeprat dhe shalqinjtë kanë siguruar 1.5 miliardë lekë të ardhura, duke zënë një peshë në masën 14.7 për qind ndaj totalit. Të ardhurat nga eksporti i trangujve, regjistrohen në 1.7 miliardë lekë, dhe zarzavatet e tjera zënë afro 1.9 miliardë lekë. Ndërkaq, risi e këtij sezoni ka qenë rritja e eksportit të vajit të ullirit që ka ardhur si rrjedhojë e mbiprodhimit si dhe të zarzavateve të përpunuara, të cilat janë vlerë e shtuar.
Produktet bujqësore shkojnë në thuajse 80 vende të botës, ku Italia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë partnerët kryesor.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Krijohen “Nuklat e inovacionit” - Balluku: Synohet t’i jepet inovacionit një frymëmarrje sa më e madhe
Këshilli i Ministrave ka vendosur ngritjen e “nuklave të inovacionit” pranë çdo dikasteri. Sipas Zv/kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe......

Nafta pa taksa për bujqësinë, ministrja Krifca: Fermerët punojnë tokën me kosto më të ulët
Skemat mbështetëse për bujqësinë përmes Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor e Rural vijojnë të mbështetin fermerët për të zgjeruar aktivitetin e tyre në......

Nga mungesa në gati tepricë – Tregut të makinave elektrike në SHBA po i mbarojnë klientët
Më shumë automjete elektrike po prodhohen nga fabrikat e makinave se kurrë më parë por disa tregtarë nuk i duan ato. Inventari i makinave elektrike është......

Ishulli i qetësisë ku nuk lejohen makinat dhe koha ‘ndalon’!
Hidra në shikim të parë nuk ndryshon nga fqinjët e saj. Ashtu si ishujt e tjerë në detin Egje, ajo ka rrugë të bardha, ajër aromatik të mbushur me jasemin dhe......

Hapen thirrjet për startup-et: 50-250 mijë dollarë kapital!
Forumi Keiretsu SEE ka nisur projektin e tij më të ri i cili lidh startup-et premtuese dhe plot risi potenciale në Europën Juglindore (SEE) me investitorë nga......

India bëhet vendi i katërt që ulet në Hënë - Anija Chandrayaan-3 arrin e sigurt në polin jugor
India vendosi pretendimin e ri si një superfuqi kombëtare në hapësirë të mërkurën, duke ulur misionin e saj Chandrayaan-3 në mënyrë të sigurt në polin jugor të......

Kina pezullon të gjitha importet ujore nga Japonia pas lirimit të ujit radioaktiv në Fukushima!
Kina pezulloi të enjten importin e të gjitha produkteve ujore nga Japonia, duke përfshirë ushqimin e detit, disa orë pasi fqinji i saj filloi të lëshonte ujë......

New York Times bllokon ChatGpt -“Artikujt tanë nuk do të përdoren për trajnimin e inteligjencës artificiale”
Qëndrim i qartë kundër inteligjencës artificiale nga një prej gazetave më të njohura në botë. New York Times ka vendosur të bllokojë rrjetin e internetit të......