Shqipëria Postuar më 24 Gusht 2023, 14:32

Qeveria shton borxhin e brendshëm, individët i “rrinë larg” - 21 miliardë lekë në tremujorin e dytë, por u ble thuajse tërësisht nga bankat tregtare

Nga SCAN TV
Qeveria shton borxhin e brendshëm, individët i “rrinë

Gjatë tremujorit të dytë Qeveria ka shtuar ndjeshëm huamarrjen në tregun e brendshëm, por në të kundërt të trendit të muajve të mëparshëm, individët nuk kanë qenë aktivë në blerjen e letrave me vlerë. Sipas të dhënave zyrtare, huamarrja në tregun e brendshëm të titujve të qeverisë u shtua me rreth 21 miliardë lekë në tremujorin e dytë, nga 12.7 miliardë lekë në tremujorin e parë.

Shtesa në huamarrje në tremujorin e dytë, ndryshe nga i pari, konsistoi vetëm në instrumente afatgjatë. Rreth 83% e shtesës së huamarrjes në tremujorin e dytë u financua nga bankat tregtare. Individët nuk shfaqën interes të shtuar për të investuar në tituj qeveritarë këtë tremujor, duke blerë vetëm 10% të shtesës së borxhit të brendshëm, nga 80% që rezultoi në tremujorin e parë.

Normat e interesit të letrave me vlerë të Qeverisë kanë shënuar nivele shumë të ulëta, fare pranë kufirit prej 3%, të normës bazë të vendosur që në fillim të këtij viti nga Banka e Shqipërisë. Në ankandin e mesit të gushtit bonot me maturim 12-mujor janë shitur me normën mesatare 3.16, një rritje e papërfishme nga norma 3.13% e shënuar në ankandin e mëparshëm.

Duket se rënia e interesit për të investuar në letra me vlerë të Qeverisë është edhe faktori kryesor i normave kaq të ulëta. Në ankandet e fundit vërehet se shuma e vënë në dispozicion nga investitorët për të blerë bono është thuasje sa shuma e shpallur nga Qeveria, në një kohë që muajt e mëparshëm kërkesa për këtë lloj investimi ka qenë shumë e lartë.

Lorenc Rabeta/SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......