Shqipëria Postuar më 25 Gusht 2023, 09:52

Nuk ndalen Dollari dhe Paundi – Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga SCAN TV
Nuk ndalen Dollari dhe Paundi – Si është mbyllur kjo javë

Dollari amerikan e ka kapërcyer me në fund pragun e 100 lekëve teksa regjistron edhe sot një rritje te ndjeshme të kuotës duke u blerë me 100.6 lekë dhe duke u shitur me 103 lekë në raport me një ditë më parë.

Monedha europiane pas një jave relativisht pozitive e ka mbyllur sot me një rënie të lehtë të vlerës teksa është blerë sot me 109.2 lekë dhe është shitur me 111 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar një rënie të lehtë pas rritje konstante që shënoi gjatë kësaj jave teksa është blerë sot me 113.2 lekë dhe është shitur me 115.7 lekë në raport me ditën e enjte.

Paundi britanik sakaq vijon të rikuperojë pikë në vlera të konsiderueshme duke ndjekur kurbën e Dollarit amerikan teksa blihet sot me 126.2 lekë dhe shitet me 128.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat