Shqipëria Postuar më 30 Tetor 2025, 18:44

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miraton projektligjin “Për përgjegjësitë e subjekteve që gjenerojnë mbetje”

Nga SCAN TV

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miraton projektligjin “Për

Nën drejtimin e kryetares znj. Milva Ekonomi, Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat në mbledhjen e radhës dhe në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi vijoi shqyrtimin e projektligjit “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”, i cili ishte diskutuar dhe miratuar parimisht më herët nga komisioni. Të ftuar në mbledhjen e sotme ishin ministri i Mjedisit, z.Sofjan Jaupaj, si dhe stafi teknik i MM-së.

Gjatë diskutimeve z.Jaupaj theksoi nevojën e sjelljes së projektligjit në kuadër të përmbushjes së detyrimeve në procesin e integrimit, si dhe theksoi se qëllimi kryesor është nxitja e procesit të riciklimit, përcaktimin që subjektet prodhuese që vendosin produkte në tregun shqiptar duhet të jenë përgjegjëse në trajtimin e mbetjeve që krijohen nga këto produkte, si dhe forcimin e ekonomisë qarkulluese. Më pas z.Jaupaj iu përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve të deputetëve lidhur me detyrimet dhe shkallën e gjobave që duhet të paguajnë prodhuesit, kostot e biznesit, afatin e hyrjes në fuqi të ligjit, etj.

Në përfundim, komisioni e miratoi projektligjin nen për nen dhe në tërësi me disa sugjerime të deputetëve për komisionin përgjegjës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat