Lezha ndryshon "kurs”! Investim po, konsum jo/ Huaja për banesa rritet me 30%, ajo konsumatore bie me 13%

Tregu i kredive për individët në Shqipëri ka shënuar një zgjerim të ndjeshëm gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, duke reflektuar një rritje të besimit të qytetarëve në sistemin financiar dhe një orientim të qartë drejt investimeve afatgjata.
Sipas të dhënave zyrtare, totali i portofolit të huave për individët ka arritur në 351.2 miliardë lekë, me një rritje prej 17.8% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024.
Kjo rritje është ndarë ndërmjet huave konsumatore dhe atyre për blerje banesash, me dallime të dukshme ndërmjet qarqeve të ndryshme të vendit.
Rritja e huave për blerje banesash, Lezha në krye të listës
Ndër qarqet e vendit, Lezha ka shënuar rritjen më të lartë në huatë për blerje banesash, me 30.1%. Megjithëse në vlera absolute qëndron shumë më poshtë se Tirana, Lezha ka regjistruar rritjen më të fortë vjetore të këtij segmenti, me stok kredie që ka arritur në 3.4 miliardë lekë. Ky zhvillim lidhet ngushtë me dinamizimin e zonave turistike, veçanërisht në Shëngjin, ku kërkesa për apartamente pushimi dhe investime sezonale është rritur ndjeshëm. Zgjerimi i turizmit vendas dhe të huaj ka nxitur interesin për pasuri të paluajtshme në bregdet, duke e bërë këtë qark një nga më dinamikët në raport me madhësinë e tij.
Pas Lezhës, Tirana renditet e dyta me një rritje prej 19.2% në huatë për blerje banesash. Në kryeqytet, stoku i kredive për këtë qëllim vlerësohet në 174 miliardë lekë, duke konfirmuar rolin dominues të tregut të banesave në metropol. Elbasani ka shënuar gjithashtu një rritje solide prej 12.8%, e ndihmuar nga përmirësimi i infrastrukturës dhe rritja e kërkesës për banesa.
Në Korçë, huatë për blerje banesash janë rritur me 11.4%, ndërsa Shkodra ka shënuar një rritje prej 10.3%, e lidhur kryesisht me zhvillimin e zonave periferike.
Ndërkohë, Vlora, një nga destinacionet më të rëndësishme bregdetare, ka pasur rritje 10.4%, duke reflektuar kërkesën e lartë për banesa pushimi dhe investime turistike.
Fieri ka shënuar rritjen më të ulët në këtë segment, me vetëm 9.2% në raport me një vit më parë.
Huaja konsumatore, Elbasani dhe Tirana udhëheqin
Në segmentin e huave konsumatore, Elbasani ka regjistruar rritjen më të lartë vjetore, me 24.1%, duke kaluar edhe Tiranën. Ky zhvillim tregon për rritje të konsumit dhe të besimit të individëve për të financuar nevojat e përditshme përmes kredive.
Tirana, si qendra më e madhe ekonomike e vendit, ka shënuar një rritje prej 23.9% në huatë konsumatore, një tendencë e pritshme për shkak të ritmit të lartë të konsumit, zhvillimit të tregut dhe aksesit më të lehtë në institucionet financiare.
Fieri ka regjistruar një rritje të konsiderueshme prej 20.8%, duke reflektuar një dinamikë të re të konsumit dhe orientim më të fortë drejt financimit të nevojave personale. Edhe Durrësi ka shënuar rritje të lartë me 19.6%, çka tregon për zgjerim të aktivitetit ekonomik dhe konsumit në këtë qark bregdetar.
Rasti i veçantë i Lezhës: Investim po, konsum jo
Lezha paraqet një kontrast të qartë në analizën e tregut të kredive. Ndërsa huatë për blerje banesash janë rritur me 30.1%, huatë konsumatore kanë rënë me 13.2%. Lezha është i vetmi qark ku portofoli i kredisë konsumatore ka shënuar rënie. Ky ndryshim i fortë tregon një zhvendosje të prioriteteve financiare të banorëve, nga konsumi afatshkurtër drejt investimeve afatgjata në pasuri të paluajtshme.
Bizneset po ndryshojnë qëllimin e kredimarrjes - Llakaj: Po investojnë në pajisje inovative për t’u përshtatur në BE
Bizneset shqiptare, po ndryshojnë mënyrën se si duhet të përdorin kreditë bankare, ndërsa po tregojnë qasje më të qëndrueshme ndaj financimeve bankare. Sipas......
Treni Rrogozhinë-Pogradec, në projektim - Hekurudhat: Përfundon në mars 2027. Si do sigurohet financimi për punimet
Aksi hekurudhor Rrogozhinë – Pogradec, pjesë e korridorit VIII është në fazën e përgatitjes së projektit të detajuar, që pritet të përfundojë në mars 2027.......
“Boom” sigurimi i makinave me Karton Jeshil në verë - 1.5 mld lekë prime. Makinat me targa të huaja që futen në Shqipëri, u siguruan më pak
Rreth 6.5 milionë shqiptarë kanë dalë jashtë territorit të vendit në janar-shtator të këtij viti, rreth 9.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të......
Trashëgimia kulturore, çelësi për turizëm të qëndrueshëm - Kushova: Projekti, ndikim në shtimin e numrit të turistëve
“Trashëgimia është marka jonë”, (“Heritage is our Brand” ) është projekti i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili synon të shndërrojë trashëgiminë......
“Bashkëpunimi rajonal, e vetmja rrugë drejt BE” - Kryeministri Rama flet për Kosovën e Serbinë në Forumin e Paqes të Parisit
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Forumin e Paqes në Paris, nga ku foli për një sërë çështjes, duke nisur nga pozicionimi i Evropës në konfliktet botërore, e......
2300 biznese, jo më furnizim nga OSHEE - Gjenerali: Klientët e tensionit 6 kV në treg të lirë, FTL garanton çmime konkurruese
Tregu i liberalizuar i energjisë elektrike do të zgjerohet vitin e ardhshëm me klientët e lidhur në tensonin 6 kV. Administratori i Furnizuesit të Tregut të......
Rikthehet tatimi 15% për bizneset në sektorin IT - Deri në fund të dhjetorit do të trajtohen me tatim preferencial 5%
Industria e prodhimit dhe zhvillimit të softuerit në Shqipëri do të hyjë në një regjim të ri tatimor nga 1 Janari 2026. Konkretisht, kompanitë që ushtrojnë......
Çmimi i energjisë mban “nën ankth” bizneset - Oda Ekonomike e Kosovës: Një rritje e mundshme do të shtojë sfidat financiare
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në fillim të shtatorit paralajmëroi rishikim të tarifave të energjisë elektrike, duke mos e bërë të qartë nëse do të......




