Shqipëria Postuar më 30 Tetor 2025, 19:27

“Turizmi ka nevojë për 30 mijë punonjës”, kërkohet thjeshtim procedurash për të huajt  

Nga SCAN TV

“Turizmi ka nevojë për 30 mijë punonjës”,

Unionit Turistik Shqiptar kërkon thjeshtimin e procedurave për pajisjen me leje qëndrimi të punonjësve të huaj, pasi e shikon të pamundur plotësimin e kërkesës për punonjës brenda vendit. Sipas operatorëve të këtij tregu sektorit turistik të vendit i nevojiten 30 mijë punonjës, kryesisht në hotelieri, F&B, plazhe dhe transport turistik. Në takimin më të fundit që kanë patur drejtuesit e Unionit Turistik Shqiptar, kanë parashtruar kërkesa e tyre për Ministrinë e Turizmit të cilat në mënyrë të përmbledhur janë:

- Implementimi në akt ligjor të sigurimeve jashtë sezonit: (parashikuar në Strategji)

- Ngritja e linjave të dedikuara të transportit publik me destinacion bregdetin.

- Ngritja e një Akademie Turizmi për të rritur kapacitetet profesionale për turizëm cilësor.

- Rritja e pjesmarrjes në panairet ndërkombetare dhe aktivitetet promovuese rajonale.

- Plotesimi i nevojës për rreth 30 mijë vende të reja pune që ka sektori, kryesisht në hotelieri, F&B, plazhe, transport turistik, etj.

Sipas Unionit Turistik Shqiptar punonjësit mund të sigurohen nga tregjet ndërkombëtare dhe për këtë qëllim i është kërkuar Drejtoreshës së Emigracionit, e pranishme në takim, që të thjeshtohen procedurat për pajisje me leje qëndrimi të punonjësve të huaj.

Propozimet e tyre drejtuesit e Unionit Turistik Shqiptar, i kanë bërë të dituar edhe me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku kërkojnë bashkëpunim me Ministrin e Turizmit.

https://www.facebook.com/rrahman.kasa

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat