Takimi Trump-Xi: Afrim në çështjet kryesore ekonomike

Takimi mes Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit Kinez Xi Jinping në Busan të Koresë së Jugut zgjati më pak se dy orë - dukshëm më pak se sa pritej nga ekspertët dhe vetë Trump. Megjithatë, Trump u shpreh i kënaqur. Sipas tij, mosmarrëveshja me Kinën është "zgjidhur". Kështu u shpreh presidenti amerikan para gazetarëve pas largimit nga Koreja e Jugut. Që para takimit, Trump lëvdoi kreun e shtetit kinez, duke e quajtur atë "mik" dhe "lider të madh". Para takimit u zhvillua edhe një konferencë shtypi. Të dy liderë botërorë shtrënguan duart para kamerave. Xi tha se ishte normale që të ketë tensione të herëpashershme midis dy ekonomive kryesore të botës. Ai shprehu bindjen e tij se Shtetet e Bashkuara dhe Kina mund ta ndihmojnë njëra-tjetrën të kenë sukses.
Çfarë u arrit?
Konflikti tregtar midis dy vendeve ka pasur një ndikim të madh në ekonominë globale. Trump e përshkroi takimin me Xi si një "sukses të madh", duke thënë se ishin gjetur zgjidhje për çështjen e metaleve të rralla. Sipas Trump, SHBA-të dhe Kina kanë arritur një marrëveshje për këtë. Marrëveshja është menduar të zgjasë për një vit dhe më pas mund të zgjatet, por detajet mbeten të paqarta. Sipas Trump, Kina po ashtu është zotuar të ndërmarrë veprime më të ashpra kundër tregtisë së paligjshme të fentanilit, ilaç kundër dhimbjeve. SHBA-të e kanë akuzuar vazhdimisht Kinën si pjesërisht përgjegjëse për krizën e fentanilit në Shtetet e Bashkuara. Kina do të rrisë po ashtu importet nga SHBA. Sipas presidentit amerikan Kina "do të blejë sasi të mëdha të sojës dhe produkte të tjera agrare".
XI: Delegacionet duhet të "përsosin dhe finalizojnë punën pasuese"
Presidenti kinez, tha se Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë afruar më shumë për çështjet kyçe ekonomike, por ishte më i rezervuar. Delegacionet ekonomike dhe tregtare të të dy vendeve zhvilluan "diskutime intensive mbi çështje të rëndësishme ekonomike dhe tregtare", tha Xi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, pas takimit të tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Korenë e Jugut. Të dyja palët arritën "një konsensus për zgjidhjen" e këtyre çështjeve. Por të dy delegacionet duhet të "përsosin dhe finalizojnë punën pasuese sa më shpejt të jetë e mundur". Më tej Xi shtoi se ata duhet të "ruajnë dhe zbatojnë konsensusin dhe të japin rezultate të prekshme për të siguruar ekonomitë e Kinës, Shteteve të Bashkuara dhe botës".
Takimi i parë kokë më kokë mes dy liderëve botërorë ishte takimi i parë që nga kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua të enjten në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC). Kina dhe SHBA-të kanë mosmarrëveshje për çështje kyçe ekonomike dhe të politikës së jashtme. Për herë të fundit Trump dhe Xi ishin takuar në vitin 2019. DW
Lezha ndryshon "kurs”! Investim po, konsum jo/ Huaja për banesa rritet me 30%, ajo konsumatore bie me 13%
Tregu i kredive për individët në Shqipëri ka shënuar një zgjerim të ndjeshëm gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, duke reflektuar një rritje të besimit......
Bizneset po ndryshojnë qëllimin e kredimarrjes - Llakaj: Po investojnë në pajisje inovative për t’u përshtatur në BE
Bizneset shqiptare, po ndryshojnë mënyrën se si duhet të përdorin kreditë bankare, ndërsa po tregojnë qasje më të qëndrueshme ndaj financimeve bankare. Sipas......
Treni Rrogozhinë-Pogradec, në projektim - Hekurudhat: Përfundon në mars 2027. Si do sigurohet financimi për punimet
Aksi hekurudhor Rrogozhinë – Pogradec, pjesë e korridorit VIII është në fazën e përgatitjes së projektit të detajuar, që pritet të përfundojë në mars 2027.......
“Boom” sigurimi i makinave me Karton Jeshil në verë - 1.5 mld lekë prime. Makinat me targa të huaja që futen në Shqipëri, u siguruan më pak
Rreth 6.5 milionë shqiptarë kanë dalë jashtë territorit të vendit në janar-shtator të këtij viti, rreth 9.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të......
Trashëgimia kulturore, çelësi për turizëm të qëndrueshëm - Kushova: Projekti, ndikim në shtimin e numrit të turistëve
“Trashëgimia është marka jonë”, (“Heritage is our Brand” ) është projekti i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili synon të shndërrojë trashëgiminë......
“Bashkëpunimi rajonal, e vetmja rrugë drejt BE” - Kryeministri Rama flet për Kosovën e Serbinë në Forumin e Paqes të Parisit
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Forumin e Paqes në Paris, nga ku foli për një sërë çështjes, duke nisur nga pozicionimi i Evropës në konfliktet botërore, e......
2300 biznese, jo më furnizim nga OSHEE - Gjenerali: Klientët e tensionit 6 kV në treg të lirë, FTL garanton çmime konkurruese
Tregu i liberalizuar i energjisë elektrike do të zgjerohet vitin e ardhshëm me klientët e lidhur në tensonin 6 kV. Administratori i Furnizuesit të Tregut të......
Rikthehet tatimi 15% për bizneset në sektorin IT - Deri në fund të dhjetorit do të trajtohen me tatim preferencial 5%
Industria e prodhimit dhe zhvillimit të softuerit në Shqipëri do të hyjë në një regjim të ri tatimor nga 1 Janari 2026. Konkretisht, kompanitë që ushtrojnë......




