Europa Postuar më 12 October 2022, 16:04

“Minibuxheti, jo shkaktar i kaosit në tregje” - Komentet e ministrit britanik të biznesit, pas kritikave për strategjinë e rritjes së ekonomisë

Nga SCAN TV
“Minibuxheti, jo shkaktar i kaosit në tregje” - Komentet e

Ministri britanik i biznesit, Jacob Rees-Mogg, tha se "mini-buxheti" i qeverisë nuk shkaktoi trazirat në tregjet e bonove, ndërsa akuzoi FMN për një paragjykim anti-britanik dhe hodhi dyshime mbi të dhënat zyrtare që tregojnë se ekonomia është tkurrur.

Komentet e tij tërhoqën kritika, në një kohë kur qeveria konservatore e sapoformuar e Liz Truss po përpiqet të forcojë besueshmërinë me investitorët ndërkombëtarë dhe të rivendosë besimin në ekonomi.

Rees-Mogg, dha disa intervista për të hedhur poshtë kritikat se qeveria shkaktoi një trazirë në tregun e obligacioneve duke njoftuar 45 miliardë paund ulje taksash të financuara nga huamarrja më e lartë.

Përpara se të përfshihej në politikë, Rees-Mogg ngriti një firmë investimesh në tregjet në zhvillim dhe ishte në krye të akuzës që Britania të largohej nga Bashkimi Europian. Emërimi i tij në një rol të lartë ministror nga kryeministrja Liz Truss, u prit me skepticizëm nga disa drejtues biznesi.

Një ditë para deklaratës fiskale të uljes së taksave, Banka e Anglisë rriti normat e interesit me më pak se homologja e saj në SHBA. Që nga ajo periudhë, Banka Qendrore duhet të ndërhynte për të stabilizuar tregjet, pasi rënia e mprehtë e bonove të qeverisë britanike kërcënoi fondet e pensioneve, të cilat mbajnë sasi të mëdha të bonove të vjetra.

Pak ditë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar, si rrallë herë ka kritikuar politikën ekonomike të një vendi anëtar të G7. Rees-Mogg u përgjigj duke thënë se FMN "normalisht nuk ishte një mik i kësaj qeverie".

SCAN

Live TV

Të fundit
Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......