Transformimi digjital i arsimit në Shqipëri - Rreth 5.5 mld lekë për laboratorë Smart. Inteligjenca artificiale, edhe në mësimdhënie
Përmes përmirësimit të infrastrukturës, teknologjive inovative dhe kurrikulave digjitale gjithëpërfshirëse, arsimi në Shqipëri pritet të përjetojë një transformim të thellë digjital. Është publikuar për konsultim publik projektvendimi “Për miratimin e Planit të Veprimit të Arsimit Digjital 2025-2030 duke përfshirë standardet për arritjen e kompetencës digjitale”.
Sipas Planit të Veprimit, do të vijojë nisma e SMARTLabs në të gjitha shkollat e arsimit bazë e të mesëm. Bëhet fjalë për laboratorë të rinj me internet Wi-Fi me shpejtësi të lartë, laptopë, tabela interaktive, projektorë dhe komplete robotike.
Konkretisht, qeveria do të investojë 5.5 miliardë lekë për ngritjen e 654 laboratorëve Smart në 615 shkolla, furnizimin e 5,500 mësuesve me laptopë, përmirësimin e aksesit në internet me brez të gjerë dhe krijimin e platformave qendrore për menaxhimin e informacionit akademik e shkencor.
Plani parashikon gjithashtu 32 milionë lekë për pilotime, me qëllim përfshirjen e inteligjencës artificiale në mësimdhënie, zhvillimin e udhëzimeve për përdorimin e saj, si dhe përfshirjen e inteligjencës artificiale në kurrikulë dhe trajnimin e mësuesve.
Ndër objektivat e Planit është po ashtu rritja dhe mbështetja e aftësive digjitale të mësuesve. Ky objektiv përfshin një program të gjerë trajnimi për 16,000 mësues me 10 module në TIK, përditësimin e programeve të formimit fillestar, krijimin e një mekanizmi online për zhvillimin profesional dhe ndërtimin e një platforme të dedikuar digjitale për trajnimin e mësuesve. Vlera totale e kostove për këto masa arrin rreth 417 milionë lekë.
Vazhdimi i zgjerimit të lidhjes me Wi-Fi me shpejtësi të lartë në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar dhe të lartë është një ndër synimet e tjera të këtij plani veprimi.

Përshpejtohen punimet për furnizimin me ujë në Shkodër - Linjë e re 70 km, përfitues do të jenë 8000 banorë
Në Shkodër po avancojnë punimet për linjën e re të ujësjellësit prej 70 km. Ky investim po realizohet falë bashkëpunimit mes Bashkisë dhe......

Britani-Francë, marrëveshja për emigrantët hyn në fuqi - Skema lejon “shkëmbimin” e azilkërkuesve midis palëve
Marrëveshja për emigrantët, midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, ka hyrë në fuqi, me ndalimet që do të fillojnë deri në fund të javës. Skema pilot "një......

Merr “jetë” zona e zhvillimit ekonomik në Xhafzotaj - Investim 1,5 miliardë lekë. Ministria e Ekonomisë lidh kontratën me “Vertigo”
Këshilli i Ministrave ka miratuar lidhjen e kontratës ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës, Inovacionit dhe zhvilluesit “VERTIGO” sh.p.k., për......

Modernizimi i flotës ajrore - Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, prezanton tre prioritetet
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka prezantuar tre prioritetet për modernizimin e flotës ajrore shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale, ministri......

Provimet e pranimit në Universitet/ Manastirliu: Për herë të parë aplikim online përmes e-Albania!
Të gjithë maturantët që konkurrojnë përmes provimit në programet e studimit, Mjekësi e Përgjithshme dhe Arkitekturë & Urbanistikë kanë mundësi të aplikojnë......

Rruga Elbasan-Qafë Thanë, 378 mln lekë për shpronësimet - Korridori VIII, kompensimi i pronarëve lejon mbylljen e punimeve në lotin 4
Rreth 378 mln lekë është fondi i shpronësimeve për pronarët që preken nga ndërtimi i aksit rrugor Elbasan– Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII. Lista me......

Shirat ndihmojnë situatën e zjarreve në vend/ AKMC: 16 vatra të evidentuara, vetëm 2 ende aktive!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri në territorin e vendit, 1 ndër të cilat mbetet aktive......

Transformimi i termocentraleve të vjetra në Evropë - Impiantet do të shndërrohen në qendra të dhënash për “IA”
Disa nga termocentralet e vjetra me qymyr dhe gaz në Evropë do të kenë një të ardhme “teknologjike”, pasi gjigantët e sektorit, si Microsoft dhe Amazon,......