Britani-Francë, marrëveshja për emigrantët hyn në fuqi - Skema lejon “shkëmbimin” e azilkërkuesve midis palëve
Marrëveshja për emigrantët, midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, ka hyrë në fuqi, me ndalimet që do të fillojnë deri në fund të javës. Skema pilot "një brenda, një jashtë", i lejon Mbretërisë së Bashkuar t’i kthejë disa njerëz që kanë kaluar Kanalin Anglez përsëri në Francë, në këmbim të azilkërkuesve që kanë lidhje me Britaninë. Partneriteti u nënshkrua javën e kaluar dhe tani është miratuar nga Komisioni Evropian.
Kjo do të zbatohet për hyrjet e reja, ndërsa ata që kanë kaluar tashmë territorin, do të "ndalohen menjëherë pas mbërritjes". Ka pasur raportime se sipas skemës, vetëm 50 persona në javë do të kthehen në Francë.
Në këmbim të atyre që kthehen, po aq njerëz do të jenë në gjendje të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar duke ndjekur një rrugë ligjore, me kusht që të mos kenë tentuar një hyrje ilegale më pare. Gjithashtu, ata do t'u nënshtrohen kontrolleve të rrepta të dokumentacionit dhe sigurisë.
Masa vjen ndërsa viti 2025 është në rrugën e duhur për të qenë një vit rekord për kalimet. Përafërsisht 25,436 persona e kanë realizuar tashmë udhëtimin këtë vit,49% më shumë se në të njëjtën periudhë në vitin 2024.
Norma mesatare e kalimit është rreth 800 në javë, kështu që kjo shifër duhet të rritet ndjeshëm që mesazhi të fillojë të përhapet tek njerëzit që përpiqen të kryejnë atë kalim.
Qëllimi është që azilkërkuesit të besojnë se “rreziku i kthimit në Francë është aq i madh sa nuk ia vlen të shpenzojnë paratë e tyre dhe të paguajnë kontrabandistët” për të bërë kalimin.
Skema është vendosur të zgjasë deri në qershor 2026, në pritje të një marrëveshjeje afatgjatë. Konservatorët e kanë quajtur paktin një "marrëveshje dorëzimi" dhe thanë se nuk do të bëjë "asnjë ndryshim".

Merr “jetë” zona e zhvillimit ekonomik në Xhafzotaj - Investim 1,5 miliardë lekë. Ministria e Ekonomisë lidh kontratën me “Vertigo”
Këshilli i Ministrave ka miratuar lidhjen e kontratës ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës, Inovacionit dhe zhvilluesit “VERTIGO” sh.p.k., për......

Modernizimi i flotës ajrore - Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, prezanton tre prioritetet
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka prezantuar tre prioritetet për modernizimin e flotës ajrore shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale, ministri......

Provimet e pranimit në Universitet/ Manastirliu: Për herë të parë aplikim online përmes e-Albania!
Të gjithë maturantët që konkurrojnë përmes provimit në programet e studimit, Mjekësi e Përgjithshme dhe Arkitekturë & Urbanistikë kanë mundësi të aplikojnë......

Rruga Elbasan-Qafë Thanë, 378 mln lekë për shpronësimet - Korridori VIII, kompensimi i pronarëve lejon mbylljen e punimeve në lotin 4
Rreth 378 mln lekë është fondi i shpronësimeve për pronarët që preken nga ndërtimi i aksit rrugor Elbasan– Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII. Lista me......

Shirat ndihmojnë situatën e zjarreve në vend/ AKMC: 16 vatra të evidentuara, vetëm 2 ende aktive!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri në territorin e vendit, 1 ndër të cilat mbetet aktive......

Transformimi i termocentraleve të vjetra në Evropë - Impiantet do të shndërrohen në qendra të dhënash për “IA”
Disa nga termocentralet e vjetra me qymyr dhe gaz në Evropë do të kenë një të ardhme “teknologjike”, pasi gjigantët e sektorit, si Microsoft dhe Amazon,......

Ndërtuesit e pallateve, me rregulla të reja për kantieret - 4 kamera sigurie në çdo kënd, foto të projektit dhe tabela me të dhëna për objektin
I rrethuar nga të paktën 4 kamera sigurie në çdo kënd, foto të projektit në pjesën ballore të tij apo tabela me të dhënat për objektin që do të ndërtohet,......

Luhatje në tregun valutor – Dobësohen Franga dhe Paundi!
Kjo e martë ka nisur me luhatje të lehta të kuotës për të gjitha valutat kryesore përballë monedhës vendase me Dollarin amerikan i cili është blerë sot me......