Modernizimi i flotës ajrore - Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, prezanton tre prioritetet
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka prezantuar tre prioritetet për modernizimin e flotës ajrore shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale, ministri thekson se gjatë një takimi në bazën ajrore të Farkës ka vijuar puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes, me fokus investimet në modernizim, vlefshmërinë ajrore sipas standarteve të NATO-s dhe arritjen e objektivave të vendosura në Samitin e Hagës.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, tre janë prioritetet në këtë drejtim. Së pari, modernizimi i flotës, pajisjeve, teknologjisë dhe armatimit, që nga meteorologjia deri tek sistemet e mbrojtjes kundërajrore. Zhvillimi i infrastrukturës në bazat ajrore në Gjadër, Rinas, Farkë, Kuçovë dhe Vlorë, për të rritur sigurinë dhe efektivitetin e Forcës Ajrore në misione ushtarake dhe të mbrojtjes civile.
Gjithashtu, një drejtim tjetër është zhvillimi dhe specializimi i burimeve njerëzore me rihapjen e Shkollës së Aviacionit në Vlorë, si dhe trajnimi i gjeneratës së re të pilotëve, teknikëve të bordit, kontrollorëve dhe ekspertëve të sistemeve pa pilot.
Të gjitha këto mbështetur në, infrastrukturë të re, rritje të trajtimit financiar dhe promovim të karrierës ushtarake për të rinjtë shqiptarë.
Sipas ministrit Vëngu, po vijon puna me të gjitha komandat, strukturat operacionale dhe partnerët ndërkombëtarë, për të ndërtuar një Forcë Ajrore moderne, efikase dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes.
Bazuar në buxhetin e shtetit, Ministria e Mbrojtjes këtë vit ka në dispozicion 52.7 miliardë lekë, ose 4.4 miliardë lekë më shumë se vitin e kaluar. Kjo rritje e fondit reflektohet edhe në peshën që zë buxheti dedikuar kësaj ministrie krahasimisht me PBB-në. Këtë vit fondi përbën 2.01% të PBB-së.

Provimet e pranimit në Universitet/ Manastirliu: Për herë të parë aplikim online përmes e-Albania!
Të gjithë maturantët që konkurrojnë përmes provimit në programet e studimit, Mjekësi e Përgjithshme dhe Arkitekturë & Urbanistikë kanë mundësi të aplikojnë......

Rruga Elbasan-Qafë Thanë, 378 mln lekë për shpronësimet - Korridori VIII, kompensimi i pronarëve lejon mbylljen e punimeve në lotin 4
Rreth 378 mln lekë është fondi i shpronësimeve për pronarët që preken nga ndërtimi i aksit rrugor Elbasan– Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII. Lista me......

Shirat ndihmojnë situatën e zjarreve në vend/ AKMC: 16 vatra të evidentuara, vetëm 2 ende aktive!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri në territorin e vendit, 1 ndër të cilat mbetet aktive......

Transformimi i termocentraleve të vjetra në Evropë - Impiantet do të shndërrohen në qendra të dhënash për “IA”
Disa nga termocentralet e vjetra me qymyr dhe gaz në Evropë do të kenë një të ardhme “teknologjike”, pasi gjigantët e sektorit, si Microsoft dhe Amazon,......

Ndërtuesit e pallateve, me rregulla të reja për kantieret - 4 kamera sigurie në çdo kënd, foto të projektit dhe tabela me të dhëna për objektin
I rrethuar nga të paktën 4 kamera sigurie në çdo kënd, foto të projektit në pjesën ballore të tij apo tabela me të dhënat për objektin që do të ndërtohet,......

Luhatje në tregun valutor – Dobësohen Franga dhe Paundi!
Kjo e martë ka nisur me luhatje të lehta të kuotës për të gjitha valutat kryesore përballë monedhës vendase me Dollarin amerikan i cili është blerë sot me......

Pse metalet janë në qendër të ideologjisë së Trump? - Tarifat 50% synojnë të “ringjallin” ekonominë amerikane
Tarifat e larta prej 50% mbi importet e çelikut, bakrit dhe aluminit që vendosi administrata e Trump nuk janë vetëm masa ekonomike, por edhe politike. Ato......

BE pezullon kundërmasat ndaj SHBA - Vendimi përballet më kritika nga zyrtarët evropianë
Bashkimi Evropian (BE) do të pezullojë dy paketa kundërmasash të planifikuara kundër tarifave të Shteteve të Bashkuara për gjashtë muaj, pas një......