Transformimi i termocentraleve të vjetra në Evropë - Impiantet do të shndërrohen në qendra të dhënash për “IA”
Disa nga termocentralet e vjetra me qymyr dhe gaz në Evropë do të kenë një të ardhme “teknologjike”, pasi gjigantët e sektorit, si Microsoft dhe Amazon, kërkojnë t'i ripërdorin ato si qendra të dhënash.
Kompani të tilla si Engie e Francës, RWE e Gjermanisë, dhe Enel e Italisë, po kërkojnë të përfitojnë nga një rritje e kërkesës për energji, e nxitur nga inteligjenca artificiale, duke i shndërruar stacionet e vjetra të energjisë në qendra të dhënash. Kjo do të siguronte marrëveshje fitimprurëse afatgjata të furnizimit me energji me operatorët e tyre.
Kjo mundësi u ofron shërbimeve publike një mënyrë për të kompensuar kostot e larta të mbylljes së termocentraleve të vjetra, si dhe potencialisht për të siguruar zhvillimet e ardhshme të energjisë së rinovueshme.
Firmat e teknologjisë i shohin këto stacione si një mënyrë të shpejtë për të siguruar lidhjet me rrjetin elektrik dhe me impiantet e ftohjes së ujit, dy pengesa të mëdha në industrinë e inteligjencës artificiale. "Janë të gjitha pjesët së bashku, infrastruktura e ujit dhe rikuperimi i nxehtësisë", shpjegojnë ekspertët e sektorit.
Kompanitë e shërbimeve mund të marrin me qira tokën ose të ndërtojnë dhe operojnë vetë qendrat, duke siguruar kontrata afatgjata të energjisë me firmat e teknologjisë. Marrëveshjet ofrojnë shumë më tepër sesa thjesht shitjen e tokës së papërdorur, pasi ato përfshijnë mundësi për të ardhura të qëndrueshme dhe me marzh të lartë fitimi.
Pjesa më e madhe e 153 termocentraleve të qymyrit dhe linjitit të BE-së dhe Britanisë së Madhe do të mbyllen deri në vitin 2038 për të përmbushur objektivat klimatikë, duke u bashkuar me 190 termocentralet që kanë ndalur punën nga viti 2005.

Ndërtuesit e pallateve, me rregulla të reja për kantieret - 4 kamera sigurie në çdo kënd, foto të projektit dhe tabela me të dhëna për objektin
I rrethuar nga të paktën 4 kamera sigurie në çdo kënd, foto të projektit në pjesën ballore të tij apo tabela me të dhënat për objektin që do të ndërtohet,......

Luhatje në tregun valutor – Dobësohen Franga dhe Paundi!
Kjo e martë ka nisur me luhatje të lehta të kuotës për të gjitha valutat kryesore përballë monedhës vendase me Dollarin amerikan i cili është blerë sot me......

Pse metalet janë në qendër të ideologjisë së Trump? - Tarifat 50% synojnë të “ringjallin” ekonominë amerikane
Tarifat e larta prej 50% mbi importet e çelikut, bakrit dhe aluminit që vendosi administrata e Trump nuk janë vetëm masa ekonomike, por edhe politike. Ato......

BE pezullon kundërmasat ndaj SHBA - Vendimi përballet më kritika nga zyrtarët evropianë
Bashkimi Evropian (BE) do të pezullojë dy paketa kundërmasash të planifikuara kundër tarifave të Shteteve të Bashkuara për gjashtë muaj, pas një......

“Paradoksi” i bizneseve greke - Numër i lartë ndërmarrjesh të vogla dhe të mesme, por produktivitet i ulët
Greqia renditet ndër vendet e BE-së me numrin më të madh të bizneseve të vogla dhe të mesme në raport me popullsinë, por në të njëjtën kohë produktiviteti i......

Trump kërcënon Indinë me tarifa “ndëshkuese” - Paralajmëron masa për mallrat indiane për shkak të importeve ruse
Presidenti Donald Trump tha se do të rrisë "ndjeshëm" tarifat për Indinë sepse vendi ende importon naftë ruse. "India jo vetëm që po blen sasi të mëdha të......

Paketa e Maleve, 3308 aplikime në E-albania - Shkodra, qarku me interesin më të lartë. Durrësi, vetëm 96 aplikime
Më shumë se 3 mijë e 300 qytetarë kanë aplikuar deri më tani për Paketën e Maleve. Kjo nismë e ndërmarrë nga qeveria ka ngjallur interes të lartë që nga......

Panairi i Librit rikthehet për të katërtin vit në Green Coast - “Lexo midis valëve”, këtë vit edhe në Galeria by TEG
Tradita e bukur e Panairit të Librit në Green Coast vijoi edhe këtë verë, duke shënuar edicionin e tij të katërt. Në bashkëpunim me shtëpinë botuese Albas,......