Karboni, Shqipëria me avantazh ndaj rajonit/ Raporti: Kosto zero për eksportet e energjisë elektrike drejt BE-së
Shqipëria rezulton në një pozicion të favorshëm krahasuar me vendet e tjera të rajonit sa i takon ndikimit të Mekanizmit të Rregullimit të Karbonit në Kufij, apo CBAM, mbi eksportet e energjisë elektrike drejt Bashkimit Evropian. Raporti më i fundit i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për tremujorin e dytë të vitit 2026 tregon se vendi ynë ka një faktor standard emetimesh zero, duke e çuar në 0 euro/mWh koston e lidhur me CBAM për energjinë e eksportuar drejt BE-së.
Situata është ndjeshëm e ndryshme për vendet e tjera të rajonit. Me çmimin e certifikatave CBAM në 75.28 euro për ton CO2 gjatë tremujorit të dytë, kostoja e përllogaritur arrin në rreth 86.4 euro/mWh për Bosnje-Hercegovinën, 78.4 euro për Serbinë, 74.1 euro për Kosovën, 73.7 euro për Malin e Zi dhe 66.8 euro/mWh për Maqedoninë e Veriut.
Mekanizmi i Rregullimit të Karbonit në Kufij hyri në periudhën përfundimtare të zbatimit më 1 janar 2026 dhe vendos një kosto karboni për energjinë që importohet në Bashkimin Evropian, në varësi të intensitetit të emetimeve. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku një pjesë e konsiderueshme e prodhimit vijon të mbështetet te qymyri, mekanizmi mund të ndikojë ndjeshëm në konkurrueshmërinë e eksporteve. Për vendin tonw, prodhimi i energjisë i mbështetur kryesisht në burime të rinovueshme e vendos aktualisht vendin në një pozicion dukshëm më të favorshëm për tregtinë me tregun evropian. Raporti megjithatë thekson se zhvillimet në treg nuk mund t’i atribuohen vetëm CBAM-it, pasi ndikojnë edhe hidrologjia, çmimet dhe kushtet e tregut.
Bypass-i i Elbasanit, firmosen kontratat për dy fazat e para/ Investimi 4.72 mld lekë me TVSH, hapet rruga për nisjen e punimeve
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratat për ndërtimin e dy fazave të para të bypass-it të Elbasanit, duke i hapur rrugë nisjes së punimeve për një......
Evropa në flakë, zjarret përhapen në gjithë kontinentin/ Qindra njerëz evakuohen nga vendpushimet kroate dhe greke
Nxehtësia dhe thatësira rekord që shkencëtarët i lidhin me ndryshimet klimatike kanë krijuar kushte ideale për zjarret në të gjithë Evropën këtë verë,......
Ukrainë, industria e çelikut e goditur nga lufta/ Përballë edhe një pengesë e re: Rregullat e BE-së
Punëtorët në gjigantin ukrainas të çelikut Zaporizhstal e kanë mbajtur kompleksin në punë përballë dronëve, raketave dhe bombave ruse. Por tani, fabrika......
Kompania e Trump bankë kriptomonedhe/ Rregullatori amerikan miraton dhënien e statusit bankar
Rregullatori kombëtar bankar në SHBA miratoi të premten me kusht një kërkesë për statut bankar për World Liberty Financial një kompani e lidhur me......
Rusia po vuan mungesa në tregun e karburanteve/ Shkak sulmet e vazhdueshme të Ukrainës mbi rafineritë
Rusia pranon se ka mungesa të reja të benzinës pas sulmeve të vazhdueshme në Ukrainë me rreze të gjatë veprimi. Ukraina prej muajsh ka vënë objektiv të......
40% e të rinjve përdorin IA çdo ditë/ Studimi i UNICEF: Vetëm 13% janë të trajnuar, 30% kërkojnë më shumë njohuri
Inteligjenca artificiale po bëhet pjesë integrale e përditshmërisë, veçanërisht tek të rinjtë, por përdorimi i saj po ecën më shpejt se edukimi për mënyrën......
Sa kushton pensioni në botë? Shqipëria ndër alternativat më të përballueshme
Për amerikanët që mendojnë të kalojnë vitet e pensionit jashtë vendit, zgjedhja e destinacionit mund të bëjë një diferencë prej qindra mijëra dollarësh.......
Po krijohen kampet e inteligjecës artificiale/ SHBA: Partnerët të zgjedhin mes nesh dhe Kinës
SHBA-të po përgatiten t'u thonë dhjetëra vendeve se duhet të zgjedhin anë në garën e inteligjencës artificiale mes tyre dhe Kinës, duke paralajmëruar se ato......

