Panairi i Librit rikthehet për të katërtin vit në Green Coast - “Lexo midis valëve”, këtë vit edhe në Galeria by TEG
Tradita e bukur e Panairit të Librit në Green Coast vijoi edhe këtë verë, duke shënuar edicionin e tij të katërt. Në bashkëpunim me shtëpinë botuese Albas, ky aktivitet i shumëpritur për pushuesit dhe vizitorët solli risi duke u stacionuar në dy lokacione të ndryshme të Green Coast, në qendrën tregtare Galeria by TEG dhe në shëtitoren buzë detit, për ta bërë eksperiencën më të aksesueshme nga të gjithë dhe më të veçantë.
Gjatë këtyre katër ditëve, libri u bë protagonisti kryesor i pushimeve. Vizitorët patën mundësi të zgjedhin mes botimeve më të reja, librave “bestseller” dhe titujve që shoqërojnë më së miri ditët e verës.
Shkrimtarja dhe botuesja Rita Petro, mirëpriti vizitorët dhe të apasionuarit pas leximit, duke ndarë me ta mendime për librat dhe autorët më të përfolur të momentit.
Panairi pati një pjesëmarrje të lartë nga pushues shqiptarë dhe të huaj, të cilët, si çdo vit, gjetën edhe një stendë të dedikuar për librat në gjuhën angleze. Një hapësirë e veçantë u rezervua edhe për lexuesit më të vegjël, me tituj argëtues dhe edukativë, duke tërhequr vëmendjen e tyre për ta bërë librin pjesë të pandashme të pushimeve verore.
Ky panair është kthyer në një prej eventeve më të rëndësishme të verës, si pjesë e misionit të Green Coast për të promovuar, jo vetëm turizmin, por edhe kulturën, artin dhe traditën. Programi i pasur të aktiviteteve që Green Coast ofron çdo verë, përfshin panairin e produkteve artizanale, sportet ujore, aktivitetet e pikturës dhe poçerisë, festat për fëmijë, e deri tek netët me muzikë live në bregdet, në Lifestyle Center La Vista dhe në qendrën tregtare Galeria by TEG.

Mbi 580 mijë euro të padeklaruara/ Administrata tatimore zbardh rastin e një subjekti në Tiranë!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar zbardhjen e një rasti të evazionit fiskal prej 585,000 euro të padeklaruara, gjatë më shumë se një viti, të......

Skema Kombëtare e Investimeve 2025: Mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sektorin e agroturizmit!
Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka hapur mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sipërmarrësit e sektorit të agroturizmit. Kjo iniciativë, e......

Strehim me interes 0%, kredia subvencionohet nga shteti - Gonxhja: Lehtësi për përballimin e kostos për kategori të veçanta
Qeveria ka miratuar vendimin që mundëson kredi me interes 0%, të subvencionuar nga buxheti i shtetit për strehim. Programi synon të lehtësojë përballimin e......

Shqiptarët preferojnë kursime afatgjata - BSH: Depozitat deri në 2 vite, me rritjen më të madhe në qershor
Shumë qytetarë zgjedhin t'i ruajnë kursimet e tyre në bankë për një kohë të gjatë. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pjesa më e madhe......

QKB: Mbi 31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor!
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) bën të ditur se më shumë se 31,000 subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë, duke shënuar një nga performancat më të larta......

Kreditimi në bujqësi rikthehet në rritje/ Huadhënia për sektorin u ngjit me mbi 200% në Qershor
Sektori i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit po njeh një rimëkëmbje të ndjeshme në aksesin ndaj financimeve, duke reflektuar një kthim të interesit dhe besimit......

Konsolidohet sektori bankar në Kosovë - Banka Ekonomike blen degën e një banke turke
Sektori bankar në Kosovë po konsolidohet më tej. Së fundmi, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar miratimin e blerjes nga Banka Ekonomike Sh.A.......

Bypass-i i Tiranës, tenderët mbyllen pa ankesa - Fondi limit 6 mld lekë, segmenti synon lidhjen e dy autostradave pa hyrë në kryeqytet
Tenderët për ndërtimin e bypass-it të Tiranës janë mbyllur pa ankesa, duke i hapur rrugë shqyrtimit të ofertave dhe përzgjedhjes së kompanive që do të kryejë......