Ndërtuesit e pallateve, me rregulla të reja për kantieret - 4 kamera sigurie në çdo kënd, foto të projektit dhe tabela me të dhëna për objektin
I rrethuar nga të paktën 4 kamera sigurie në çdo kënd, foto të projektit në pjesën ballore të tij apo tabela me të dhënat për objektin që do të ndërtohet, këto janë vetëm disa nga rregullat që duhet të zbatohen në kantiere nga ndërtuesit e pallateve.
Siç edhe u paralajmërua një javë më parë, tashmë në Fletoren Zyrtare është publikuar rregullorja e zbatimit të punimeve të ndërtimit dhe rregullat e kantierit. Sipas rregullores, kantieri konsiderohet i ngritur vetëm në momentin që është vendosur rrethimi, sinjalistika, kamerat dhe tabelat informuese për objektin dhe subjektin ndërtues.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), do të kenë gjithashtu akses në kamera për të kontrolluar nëse projekti po zbatohet në përputhje me lejen e ndërtimit. Ndërkohë, të gjitha mjetet e kantierit do të jenë të pajisura me GPS funksional, në të cilat do të kenë gjithashtu akses IKMT dhe AZHT.
Përveç lejes së ndërtimit, sipërfaqes dhe intensitetit, afatin e punimeve, numrin e njësive të banimit dhe të tjera, tabelat informuese duhet të përmbajnë gjithashtu një numër telefoni për kontaktim sipas nevojës.
Në rast se imazhet apo ngjyrat dëmtohen me kalimin e kohës, subjekti zhvillues duhet ta zëvendësojë dhe rinovojë rrethimin e kantierit brenda 1 jave.
Zbatuesi i punimeve detyrohet të sigurojë në kantier punëmarrës të aftë, mjetet mbrojtëse, mbrojtjen e detyrueshme nëpërmjet vendosjes së skelave, të daljeve të jashtme të objektit, mbrojtjen e mekanizmave e të pajisjeve nga goditjet e rrymave elektrike, si dhe mirëmbajtjen dhe kontrollin e makinerive.
Drejtuesi teknik do të pezullojë punën në rast se nuk garantohen masat mbrojtëse për punëtorët në kantier, ndërsa për defektet e vëna re në punime dhe kohën e korrigjimit të tyre, mbikëqyrësi i punimeve duhet të njoftojë zbatuesin.

Luhatje në tregun valutor – Dobësohen Franga dhe Paundi!
Kjo e martë ka nisur me luhatje të lehta të kuotës për të gjitha valutat kryesore përballë monedhës vendase me Dollarin amerikan i cili është blerë sot me......

Pse metalet janë në qendër të ideologjisë së Trump? - Tarifat 50% synojnë të “ringjallin” ekonominë amerikane
Tarifat e larta prej 50% mbi importet e çelikut, bakrit dhe aluminit që vendosi administrata e Trump nuk janë vetëm masa ekonomike, por edhe politike. Ato......

BE pezullon kundërmasat ndaj SHBA - Vendimi përballet më kritika nga zyrtarët evropianë
Bashkimi Evropian (BE) do të pezullojë dy paketa kundërmasash të planifikuara kundër tarifave të Shteteve të Bashkuara për gjashtë muaj, pas një......

“Paradoksi” i bizneseve greke - Numër i lartë ndërmarrjesh të vogla dhe të mesme, por produktivitet i ulët
Greqia renditet ndër vendet e BE-së me numrin më të madh të bizneseve të vogla dhe të mesme në raport me popullsinë, por në të njëjtën kohë produktiviteti i......

Trump kërcënon Indinë me tarifa “ndëshkuese” - Paralajmëron masa për mallrat indiane për shkak të importeve ruse
Presidenti Donald Trump tha se do të rrisë "ndjeshëm" tarifat për Indinë sepse vendi ende importon naftë ruse. "India jo vetëm që po blen sasi të mëdha të......

Paketa e Maleve, 3308 aplikime në E-albania - Shkodra, qarku me interesin më të lartë. Durrësi, vetëm 96 aplikime
Më shumë se 3 mijë e 300 qytetarë kanë aplikuar deri më tani për Paketën e Maleve. Kjo nismë e ndërmarrë nga qeveria ka ngjallur interes të lartë që nga......

Panairi i Librit rikthehet për të katërtin vit në Green Coast - “Lexo midis valëve”, këtë vit edhe në Galeria by TEG
Tradita e bukur e Panairit të Librit në Green Coast vijoi edhe këtë verë, duke shënuar edicionin e tij të katërt. Në bashkëpunim me shtëpinë botuese Albas,......

Mbi 580 mijë euro të padeklaruara/ Administrata tatimore zbardh rastin e një subjekti në Tiranë!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar zbardhjen e një rasti të evazionit fiskal prej 585,000 euro të padeklaruara, gjatë më shumë se një viti, të......