Paketa e Maleve, 3308 aplikime në E-albania - Shkodra, qarku me interesin më të lartë. Durrësi, vetëm 96 aplikime
Më shumë se 3 mijë e 300 qytetarë kanë aplikuar deri më tani për Paketën e Maleve. Kjo nismë e ndërmarrë nga qeveria ka ngjallur interes të lartë që nga momenti i hapjes së aplikimeve e deri më tani, pasi synon të nxisë investimet dhe t’i shërbejë ekonomisë lokale në zonat malore të Shqipërisë.
Deri më tani, Shkodra është qarku me më shumë aplikime, plot 687 të tilla, e ndjekur nga Vlora, Elbasani, Kukësi dhe për të përfunduar me qarkun e Durrësit që ka shënuar vetëm 96 aplikime.
Aplikimet janë të hapura deri në fund të vitit, ndërsa vetëm 500 qytetarët e parë që do të përfundojnë projektin e tyre do të përfitojnë lehtësi fiskale për 10 vite. Aplikimet për këtë nismë do të vijojnë përgjatë gjithë vitit për qytetarët dhe emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri.
Kushdo që ka një ide për të zhvilluar zonat malore të Shqipërisëk, qoftë individ me pasion për natyrën, biznes i vogël apo i madh, banor vendas apo shqiptar nga diaspora që dëshiron të rikthehet te rrënjët mund të aplikojë , edhe ata që prej më shumë se 10 vitesh përdorin një tokë shtetërore, mund ta legalizojnë atë përmes kësaj pakete.
Kushtet për të përfituar janë që prona të jetë tokë shtetërore që nuk është pyll, kullotë apo pronë ushtarake. Të jetë përdorur faktikisht për më shumë se 10 vite. Të ndodhet në një zonë malore me përparësi zhvillimi të miratuar nga bashkia dhe qeveria dhe të dorëzohet një plan zhvillimi konkret që ruan natyrën dhe traditën.
500 aplikimet e para që përmbushin kushtet dhe realizojnë projektin, për 10 vite do të operojnë pa asnjë taksë. Zero TVSH, zero tatim mbi fitimin, zero taksë pasurie dhe zero taksë infrastrukture. Për më tepër, në fund të zhvillimit, prona kalon në emrin e qytetarit për vetëm 1 euro.

Panairi i Librit rikthehet për të katërtin vit në Green Coast - “Lexo midis valëve”, këtë vit edhe në Galeria by TEG
Tradita e bukur e Panairit të Librit në Green Coast vijoi edhe këtë verë, duke shënuar edicionin e tij të katërt. Në bashkëpunim me shtëpinë botuese Albas,......

Mbi 580 mijë euro të padeklaruara/ Administrata tatimore zbardh rastin e një subjekti në Tiranë!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar zbardhjen e një rasti të evazionit fiskal prej 585,000 euro të padeklaruara, gjatë më shumë se një viti, të......

Skema Kombëtare e Investimeve 2025: Mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sektorin e agroturizmit!
Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka hapur mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sipërmarrësit e sektorit të agroturizmit. Kjo iniciativë, e......

Strehim me interes 0%, kredia subvencionohet nga shteti - Gonxhja: Lehtësi për përballimin e kostos për kategori të veçanta
Qeveria ka miratuar vendimin që mundëson kredi me interes 0%, të subvencionuar nga buxheti i shtetit për strehim. Programi synon të lehtësojë përballimin e......

Shqiptarët preferojnë kursime afatgjata - BSH: Depozitat deri në 2 vite, me rritjen më të madhe në qershor
Shumë qytetarë zgjedhin t'i ruajnë kursimet e tyre në bankë për një kohë të gjatë. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pjesa më e madhe......

QKB: Mbi 31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor!
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) bën të ditur se më shumë se 31,000 subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë, duke shënuar një nga performancat më të larta......

Kreditimi në bujqësi rikthehet në rritje/ Huadhënia për sektorin u ngjit me mbi 200% në Qershor
Sektori i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit po njeh një rimëkëmbje të ndjeshme në aksesin ndaj financimeve, duke reflektuar një kthim të interesit dhe besimit......

Konsolidohet sektori bankar në Kosovë - Banka Ekonomike blen degën e një banke turke
Sektori bankar në Kosovë po konsolidohet më tej. Së fundmi, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar miratimin e blerjes nga Banka Ekonomike Sh.A.......