Evropa në flakë, zjarret përhapen në gjithë kontinentin/ Qindra njerëz evakuohen nga vendpushimet kroate dhe greke
Nxehtësia dhe thatësira rekord që shkencëtarët i lidhin me ndryshimet klimatike kanë krijuar kushte ideale për zjarret në të gjithë Evropën këtë verë, veçanërisht në Francë, Spanjë dhe Greqi. Rajoni i Ballkanit ka përjetuar gjithashtu disa valë të nxehti.
Banorët vendas dhe turistët përshkruan skena kaosi ndërsa iknin me makinat e tyre nga një zjarr jashtë Omis, një qytet piktoresk në bregdetin e çmuar dalmat të Kroacisë, i rrethuar nga pemë dhe kodra shkëmbore.
Në Greqinë veriore, njerëz me maska në fytyrë, disa me fëmijë ose kafshë shtëpiake që mbanin në krahë, hipën në barka dhe gomone në qytetin bregdetar të Sivirit ndërsa zjarri përpinte një pyll dhe kolonat e tymit e kthyen qiellin pa re në gri të errët. Roja bregdetare tha se më shumë se 300 persona ishin evakuuar me anije nga qyteti, i cili ndodhet në një gadishull me pyje, ullishte dhe plazhe në jug të qytetit të dytë më të madh të Greqisë, Selanikut.
Zjarret në Britani dhe Uells kanë arritur një nivel rekord për të dytin vit radhazi, të nxitura nga pesë valë të nxehti këtë verë, tha për Reuters të premten Phil Garrigan, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shefave të Zjarrfikësve.
Në Francë, autoritetet evakuuan 525 persona nga fshati Luglon pasi një zjarr i madh shpërtheu në rajonin jugperëndimor të Landes, jo shumë larg një zone të shkatërruar tashmë nga flakët e mëdha këtë verë.
Një zjarr edhe më i madh në Huelva, në Spanjën jugore, ka djegur deri më tani 31,000 hektarë dhe ka detyruar evakuimin e 700 personave.
Avionët zjarrfikës në Spanjë kanë fluturuar më shumë se 8,200 orë deri më tani këtë vit, duke tejkaluar numrin e orëve të fluturuara në vitin 2025.
Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Kopernikus i Bashkimit Evropian paralajmëroi për kushte "shumë ekstreme" në një zonë të madhe të Evropës Qendrore dhe Lindore, me zona shtesë mbi Britaninë Jugore, Irlandën, Francën Veriore dhe Suedinë Jugore, në parashikimin e tij për javën deri më 19 gusht.
Ukrainë, industria e çelikut e goditur nga lufta/ Përballë edhe një pengesë e re: Rregullat e BE-së
Punëtorët në gjigantin ukrainas të çelikut Zaporizhstal e kanë mbajtur kompleksin në punë përballë dronëve, raketave dhe bombave ruse. Por tani, fabrika......
Kompania e Trump bankë kriptomonedhe/ Rregullatori amerikan miraton dhënien e statusit bankar
Rregullatori kombëtar bankar në SHBA miratoi të premten me kusht një kërkesë për statut bankar për World Liberty Financial një kompani e lidhur me......
Rusia po vuan mungesa në tregun e karburanteve/ Shkak sulmet e vazhdueshme të Ukrainës mbi rafineritë
Rusia pranon se ka mungesa të reja të benzinës pas sulmeve të vazhdueshme në Ukrainë me rreze të gjatë veprimi. Ukraina prej muajsh ka vënë objektiv të......
40% e të rinjve përdorin IA çdo ditë/ Studimi i UNICEF: Vetëm 13% janë të trajnuar, 30% kërkojnë më shumë njohuri
Inteligjenca artificiale po bëhet pjesë integrale e përditshmërisë, veçanërisht tek të rinjtë, por përdorimi i saj po ecën më shpejt se edukimi për mënyrën......
Sa kushton pensioni në botë? Shqipëria ndër alternativat më të përballueshme
Për amerikanët që mendojnë të kalojnë vitet e pensionit jashtë vendit, zgjedhja e destinacionit mund të bëjë një diferencë prej qindra mijëra dollarësh.......
Po krijohen kampet e inteligjecës artificiale/ SHBA: Partnerët të zgjedhin mes nesh dhe Kinës
SHBA-të po përgatiten t'u thonë dhjetëra vendeve se duhet të zgjedhin anë në garën e inteligjencës artificiale mes tyre dhe Kinës, duke paralajmëruar se ato......
Ngushtica e Hormuzit, Irani sfidon Trump/ Presidenti: Amerikanët të pranojnë çmimet e larta të karburantit
Irani u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të pranojë humbjen, ndërsa Presidenti Donald Trump e cilësoi Teheranin si "shumë të lig" dhe u tha amerikanëve të......
Francë, Gjykata ndalon kufizimet e mediave sociale/ Rrëzohet projektligji për aksesin e personave nën 15 vjeç
Gjykata e Lartë e Francës bllokoi të premten një projektligj që ndalonte aksesin në mediat sociale për personat nën 15 vjeç, duke thënë se ai shkelte lirinë......

