Shqipëria Postuar më 5 Gusht 2025, 11:04

Përshpejtohen punimet për furnizimin me ujë në Shkodër - Linjë e re 70 km, përfitues do të jenë 8000 banorë

Nga Alida Lula

Përshpejtohen punimet për furnizimin me ujë në Shkodër

Në Shkodër po avancojnë punimet për linjën e re të ujësjellësit prej 70 km. Ky investim po realizohet falë bashkëpunimit mes Bashkisë dhe Ujësjellës-Kanalizime.

Projekti, garanton furnizimin me ujë të pijshëm për zonën e Golemit, Dobraçin dhe disa lagje të Rajonit nr. 2 në këtë qytet. Punimet sipas zbatuesve të projektit, po ecin me ritme të kënaqshme.

“Ky investim përfshin rehabilitimin e 4 tubave ekzistues që furnizojnë qytetin, duke zëvendësuar linjën e transmetimit për qytetin, zonën e Dobraçit dhe zonat e tjera me linjë të re”- thotë Ardit Muça, inxhinier, mbikqyrës i punimeve.

Për banorët, ky investim zgjidh problemin e mbartur të mungesës së ujit të pijshëm, ndërsa tregojnë mirëkuptim për vështirësitë e përkohshme gjatë punimeve në disa segmente rrugore.

Aktualisht po vijojnë punimet për ndërtimin e kolektorit përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës “Don Bosko”, si dhe shtrimi i linjës së re të tubacioneve. Përfitues nga ky investim për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në qytet dhe jo vetem, janë  8000 banorë.

Përshpejtohen punimet për furnizimin me ujë në Shkodër Përshpejtohen punimet për furnizimin me ujë në Shkodër Përshpejtohen punimet për furnizimin me ujë në Shkodër 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat