Shqipëria Postuar më 5 Gusht 2025, 10:28

Shirat ndihmojnë situatën e zjarreve në vend/ AKMC: 16 vatra të evidentuara, vetëm 2 ende aktive!

Nga Edel Strazimiri

Shirat ndihmojnë situatën e zjarreve në vend/ AKMC: 16 vatra

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri në territorin e vendit, 1 ndër të cilat mbetet aktive dhe 1 është nën monitorim.

Sipas informacionit të publikuar aktualisht vatrat ende aktive janë si më poshtë:

-          Në fshatin Dhores,  bashkia Skrapar, vijon puna në terren nga strukturat operacionale edhe ditën e sotme.

-          Gurë-Lurë, Bashkia Dibër (Parku Kombëtar Lurë), zjarri është vënë nën kontroll, po monitorohet për t’u siguruar për shuarjen plotësisht të tij.

Ndërsa referuar zjarreve të shuara tashmë AKMC detajon si më poshtë vend ndodhjen e tyre:

* Në malin e Allushit, Bulqizë

* Në rrugën Delvinë-Kardhiq, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë

* Në fshatin Gumenicë,  bashkia Selenicë

* Në fshatin Bolenë, bashkia Himarë

* Në lagjen Shijan, bashkia Delvinë

* Në fshatin Dukat, bashkia Vlorë

* Në lagjen Nr. 2, njësia administrative Rrogozhinë,

* Në fshatin Qerret, bashkia Kavajë

*  Në fshatin Kallmet, bashkia Lezhë,

* Në fushat e stërvitjes pranë stadiumit të KF Skënderbeu, bashkia Korçë

* Në fshatin Vashtëmi, njësia administrative Libonik, bashkia Maliq

* Në lagjen Çole, bashkia Vlorë

AKMC informon se në terren janë angazhuar 16 automjete zjarrfikëse, 142 forca operacionale dhe 15 efektivë nga FA, në koordinim të plotë me autoritetet vendore.

Gjithashtu u bëhet thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat