1 muaj nga zgjedhjet në 6 bashki - Diaspora nuk voton. 992 mijë votues, nis procedura për hartimin e listave
Një muaj nga sot, në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit. Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, referuar listave të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit 2025, tregojnë se janë 992.103 zgjedhës që do ti drejtohen kutive të votimit.
Ndërkohë është botuar në Fletoren Zyrtare, udhëzimi për procedurat e hartimit të listës së zgjedhësve për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në 6 njësi.
Referuar udhëzimit, në përbërje të listës së zgjedhësve janë të gjithë shtetasit me të drejtë vote, të lindur deri më datë 9.11.2007, të cilët në datën e zhvillimit të zgjedhjeve për kryetar të bashkive Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, më datë 9.11.2025, mbushin 18 vjeç.
Shpallja e listës së zgjedhësve do të bëhet në çdo bashki përkatëse nga kryetarët aktualë të komanduar në këto njësi.
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile publikon listën e zgjedhësve në formë elektronike për zgjedhjet për kryetar të 6 bashkive, në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në total do të ngrihen 22 KZAZ dhe 1428 qendra votimi. Qendrat e votimit nuk do të kenë më pak se 300 zgjedhës dhe jo më shumë se 1 mijë zgjedhës. Nëse ka qendra votimi, me më pak apo më shumë se limiti i përcaktuar, do të vendoset për bashkimin ose ndarjen e qendrave të votimit, sipas kërkesave të kriterit numerik dhe caktohet adresa e re e qendrës së votimit.
Kostoja e këtyre zgjedhjeve të pjesshme vendore, llogaritet në 306 milionë lekë apo rreth 3 milionë euro, ku përfshihet logjistika, kostot e personelit, identifikimi elektronik, etj.
Ndërsa pjesë e tyre nuk do të jetë diaspora si dhe nuk do të aplikohet votimi elektronik, ndonëse ka një diskutim të hapur vetëm për njësinë nr.10 në Tiranë, kur është aplikuar dhe më parë.
Ende nuk janë caktuar afatet për regjistrimin e kandidatëve. Partia Socialiste ka zyrtarizuar emrat dhe do të garojë në këto zgjedhje me Ogerta Manastirliun për Tiranën, Altin Bojni për bashkinë Mat, Ervin Ceca për Beratin, Brunilda Mersini për Vlorën, Florenc Doka për Cerrikun, Gramos Sako për bashkinë Tepelenë. nga kanididatët e opozitës, për Tiranën do të kandidojë Florian Binaj, Amarildo Hoxha për Cerrikun dhe Eduard Brahilika për Matin.
Kandidatët do të kenë kohë të bëjnë fushatë vetëm për një javë, konkretisht nga data 1-7 nëntor. Ndërsa data 8 është heshtje zgjedhore.

SHBA “tkurr” fondet e OKB - Organizata do të shkurtojë 25% të forcës globale paqeruajtëse, 15% të buxhetit
Organizata e Kombeve të Bashkuara do të nisë shkurtimin e forcave dhe operacioneve të saj të paqeruajtjes, duke detyruar mijëra ushtarë të tërhiqen nga zonat......

Forcohet sërish Dollari amerikan – Dobësohen Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u......

Qeveria, 1.2 mld lekë për kompensimin e pronarëve - 435 qytetarë fitojnë të drejtën e blerjes së truallit
Këshilli i Ministrave miratoi kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese të zëna nga ndërtimet e......

Parlamenti gjerman rrëzon ligjin për nënshtetësi të shpejtë - Propozimi u përkrah nga qeveria dhe partia më e madhe opozitare
Bundestagu votoi për të hequr një ligj që lejonte përfitimin e nënshtetësisë gjermane përmes një procedure të përshpejtuar, një masë e miratuar nga qeveria e......

"Kemi një prej mureve më të mira mbrojtëse kibernetike mes vendeve të NATO-s" - Rama: Ndër të parët që kombinuam sigurinë me inteligjencën artificiale
Gjatë fjalës së tij në Konferencën e tretë të Mbrojtjes Kibernetike të Natos-s që po zhvillohet në Tiranë, Kryeministri Edi Rama u shpreh: “Duhet të kemi......

Kosovë, 198 biznese përfitojnë nga skema e granteve - Nënshkruhet marrëveshja me vlerë 9 milionë euro me KIESA
Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka nënshkruar marrëveshje me vlerë 8.9 milionë euro me 198 ndërmarrje përfituese nga......

Shpërndarja e pasurisë në Evropë - Cilat janë shtetet me më shumë miliarderë?
Pabarazia ekonomike vazhdon të jetë një nga sfidat më të mëdha në mbarë botën, duke përfshirë edhe kontinentin evropian. Sipas të dhënave të “Our World in......

“Jo vetëm fuqi ushtarake, por edhe digjitale” - Konferenca e NATO-s në Tiranë, Rutte: Do të krijojmë Qendrën e Integruar Kibernetike në Belgjikë
Në 9 dhe 10 tetor, Shqipëria është vendi mikpritës i Konferencës së 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, ku liderë, ekspertë dhe përfaqësues të lartë nga......