Gjirokastra, Fieri dhe Kukësi nxisin rritjen e konsumit/ Shpenzimet mbetën të kujdesshme, ndërsa pabarazitë rajonale të theksuara
Familjet shqiptare kanë zgjeruar portofolin mesatarisht me rreth 1.5% më shumë gjatë vitit 2024, duke shpenzuar 93 mijë lekë në muaj. Për një familje mesatare prej 3 anëtarësh kjo vlerë përkthehet në rreth 3 mijë lekë në ditë. Përveç një rritje konsumi mund ta quajmë edhe një frymëmarrje e lehtë pas një viti me inflacion të zbutur dhe çmime që akoma ndihen në treg për xhepat e disa qytetarëve.
Në kryeqytet shpenzimet janë më të larta në vend me 108.6 mijë lekë në muaj për familje, rreth 16% mbi mesataren kombëtare. Megjithatë, rritja është minimale me vetëm 0.5% krahasuar me vitin 2023.
Qarku i dytë me shpenzimet më të larta është Korça, me rreth 91 mijë lekë më muaj, duke kaluar edhe qarqet bregdetare si Durrësi apo Vlora.
Megjithatë, rritjen më të fortë e ka shënuar Gjirokastra me 2.9%, Kukësi me 2.5% dhe Fieri me 2.3%. Këto qarqe kanë lëvizje më dinamike në konsum, që mund të lidhen me rritje të të ardhurave, ndikim të remitancave apo zhvillime lokale në turizëm dhe punësim. Në Gjirokastër, familjet shpenzojnë tashmë 84.4 mijë lekë në muaj, duke kaluar disa zona më të mëdha si Elbasani.
Në Durrës, Korçë dhe Lezhë, ndryshimet janë të lehta (nga 0.4% deri në 0.7%).
Në skajin tjetër të tabelës qëndrojnë qarqet me konsum më të ulët, ku shpenzimet mujore për familje janë dukshëm nën mesataren kombëtare. Kukësi renditet i fundit me vetëm 75 mijë lekë, pra rreth 19% më pak se mesatarja, ndjekur nga Dibra me 75.8 mijë lekë dhe Elbasani me 80.9 mijë lekë, përkatësisht 18% dhe 13% më pak.
Këto diferenca tregojnë një ndarje të fortë ekonomike mes qendrës urbane dhe periferisë verilindore të vendit, ku fuqia blerëse mbetet dukshëm më e ulët.
Mesatarisht, familjet shqiptare shpenzojnë 93 mijë lekë në muaj, një rritje modeste që tregon për konsum të kujdesshëm, jo për blerje të mëdha.

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike - Modeli i ri pritet të kushtojë 500,000 euro, me shpejtësi deri në 310 km/h
Ferrari ka zbuluar teknologjinë e makinës së tij të parë elektrike, Elettrica. Marka italiane luksoze synon të shtojë energjinë elektrike te modelet hibride......

“Ferma e dijes dhe agroturizmit të ullishteve” - FSHZH, hap tenderin 458 milionë lekë për investimin në Divjakë
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur një procedurë të hapur tenderimi për ndërtimin e një projekti të ri zhvillimor në zonën e Divjakës, që mban emrin ......

Në fokus, pensionet, infrastruktura dhe ushtria - Nis puna për hartimin e buxhetit 2026, cilët janë sektorët që do financohen më shumë
Qeveria shqiptare ka nisur zyrtarisht procesin për hartimin e Buxhetit të Shtetit 2026, dokumenti më i rëndësishëm financiar i vitit që përcakton mënyrën se......

Fondacion që fuqizon artizanët - “CulturAlb” do të promovojë edhe identitetin kulturor shqiptar
Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave miratoi vendimin e krijimit të fondacionit “CulturAlb”. Burime zyrtare nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe......

Sanksionet amerikane “godasin” Serbinë - Mbaron afati i marrëveshjes për kompaninë e naftës NIS, në pronësi ruse
Kompania serbe e naftës NIS (Naftna Industrija Srbije), e cila është në pronësi të pjesshme të Rusisë, njoftoi se nuk ka arritur të sigurojë një tjetër......

Impiant diellor 50 MWp në Belsh nga KESH - Qeveria miraton marrëveshjen e garancisë për kredinë 30 mln euro nga BERZH
Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për marrëveshjen e garancisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili i hap rrugë......

SHBA “tkurr” fondet e OKB - Organizata do të shkurtojë 25% të forcës globale paqeruajtëse, 15% të buxhetit
Organizata e Kombeve të Bashkuara do të nisë shkurtimin e forcave dhe operacioneve të saj të paqeruajtjes, duke detyruar mijëra ushtarë të tërhiqen nga zonat......

Forcohet sërish Dollari amerikan – Dobësohen Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u......