Scan Life Postuar më 9 Tetor 2025, 13:55

Çmimi Nobel në Letërsi - Shkrimtari hungarez shpallet fitues me veprën “vizionare”

Nga Kristi Ceta

Çmimi Nobel në Letërsi - Shkrimtari hungarez shpallet fitues me

Shkrimtari hungarez Laszlo Krasznahorkai fitoi Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2025. Çmimi ndahet nga Akademia Suedeze dhe vlen rreth 1.2 milionë dollarë.

Ky vlerësim, themeluar sipas testamentit të biznesmenit suedez Alfred Nobel, jepet që nga viti 1901 për arritje në letërsi, shkencë dhe paqe.

“Nobeli i Letërsisë për vitin 2025 i jepet autorit hungarez László Krasznahorkai, për veprën e tij bindëse dhe vizionare, që, mes terrorit apokaliptik, rithekson fuqinë e artit,” tha Mats Malm, Sekretar i Përhershëm i Akademisë Suedeze.

Fitues të mëparshëm të këtij çmimi përfshijnë shkrimtarin amerikan William Faulkner në vitin 1949, kryeministrin britanik të Luftës së Dytë Botërore Winston Churchill në 1953, si dhe autorin turk Orhan Pamuk në vitin 2006.

Vitin e kaluar, vlerësimi iu dha autores koreano-jugore Han Kang, e cila u bë gruaja e 18-të që e fiton këtë titull.

Me kalimin e viteve, zgjedhjet e Akademisë Suedeze kanë nxitur si lavdata, ashtu edhe kritika. Në 2016, çmimi iu dha këngëtarit amerikan Bob Dylan, veprim që u kundërshtua nga disa analistë, pasi vepra e tij nuk konsiderohej “letërsi e mirëfilltë”. Ndërsa në vitin 2019, shkrimtari austriak, Peter Handke, u kritikua për praninë e tij në funeralin e ish-presidentit jugosllav Slobodan Milloshevic, akuzuar për krime lufte në Kosovë në vitet ’98‑’99.

Gjithashtu, organizatorët e ndarjes së çmimeve janë përballur shpesh me vërejtje për injorimin e disa prej gjigantëve të letërsisë, si Lev Tolstoy, Émile Zola dhe James Joyce.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat