Shpërndarja e pasurisë në Evropë - Cilat janë shtetet me më shumë miliarderë?
Pabarazia ekonomike vazhdon të jetë një nga sfidat më të mëdha në mbarë botën, duke përfshirë edhe kontinentin evropian. Sipas të dhënave të “Our World in Data”, në pothuajse të gjitha shtetet e Evropës, 1% më i pasur i popullsisë zotëron të paktën 20% të pasurisë kombëtare.
Sipas revistës prestigjioze Forbes, në vitin 2025 numri i miliarderëve në botë ka arritur mbi 3,000, me një pasuri totale të përbashkët prej 16.1 trilionë dollarësh. Megjithatë, ajo është e përqendruar kryesisht në vetëm tre shtete. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe India zotërojnë më shumë se gjysmën e miliarderëve të botës.
Ndërsa në nivel global dominimi është jashtë Evropës, kontinenti i vjetër ka gjithashtu një numër të konsiderueshëm të pasurish. Sipas Forbes, shteti evropian me numrin më të madh të miliarderëve është Gjermania, me gjithsej 171 individë që kanë pasuri mbi një miliard dollarë. Pasuria e kombinuar e tyre arrin në 676.4 miliardë euro.
Në vendin e dytë gjejmë Italinë, me 74 miliarderë që së bashku zotërojnë 289 miliardë euro. Mbretëria e Bashkuar renditet në vendin e tretë, me 55 miliarderë që kanë një pasuri të kombinuar prej 203 miliardë eurosh.
Në Francë numërohen 52 miliarderë, ndërsa menjëherë pas saj renditen Suedia me 45 dhe Zvicra me 42 miliarderë, duke reflektuar nivelin e lartë të pasurisë së përqendruar në këto shtete relativisht të vogla.
Midis pesë ekonomive më të mëdha të Evropës, Spanja ka numrin më të ulët të super të pasurve, me 34 në total.

“Jo vetëm fuqi ushtarake, por edhe digjitale” - Konferenca e NATO-s në Tiranë, Rutte: Do të krijojmë Qendrën e Integruar Kibernetike në Belgjikë
Në 9 dhe 10 tetor, Shqipëria është vendi mikpritës i Konferencës së 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, ku liderë, ekspertë dhe përfaqësues të lartë nga......

QTU feston 20-vjetorin si qendra e parë tregtare në Shqipëri
Një përvjetor i rëndësishëm, i mbushur me aktivitete dhe kujtime, i gjithi rreth komunitetit QTU, qendra e parë tregtare në Shqipëri, feston 20-vjetorin e......

Gjermania shtyn afatin e taksës që favorizon makinat elektrike
Qeveria gjermane planifikon të shtyjë deri në vitin 2035 taksën që favorizon automjetet elektrike, duke synuar zhvillimin e ekonomisë. Ministri gjerman i......

Vendimet e Qeverisë, miratohet Programi Kombëtar i Lehtësirave në Aviacionin Civil
Qeveria ka marrë në mbledhjen e sotme të datës 8 tetor 2025 një sërë vendimesh të rëndësishme mes të cilave edhe Miratimin e Programit Kombëtar të......

Vendimet e Qeverisë, rritet niveli i sigurisë personale për drejtuesit e SPAK, gjykatave antikorrupsion dhe BKH
Në mbledhjen e saj të sotme Qeveria me një vendim të posaçëm, ka vendosur të rrisë edhe më tej sigurinë personale për drejtuesit e prokurorisë dhe......

Marrëveshja 15 milion euro, internet falas në 73 hapësira publike në 61 bashkitë e vendit
Hapësirat publike në 61 bashkitë e vendin do të kenë internet falas për qytetarët. Në kuadër të Agjendës së Rritjes së Bashkimit Evropian për Shqipërinë, u......

Pagesat e energjisë me kartë mirëpriten nga klientët, Hima: Krijon shumë lehtësi
Mundësia e krijuar për të paguar energjinë elektrike me kartë bankare në pikat e OSHEE, është mirëpritur nga klientët. Drejtori i shitjeve dhe arkëtimeve......

Pesha e bukës në industri - Hoxha: Shporta e produkteve të konsumuara, e varfër
Industria në vendin tonë, edhe gjatë vitit 2024 ka mbetur modeste. Nga Anketa e Produkteve Industriale, publikuar nga INSTAT, rezulton se rritjen më të madhe......