Sa të kënaqur janë mësuesit me pagën e tyre? - Studimi: Rreth 79% pajtohen me kushtet e punësimit, tejkalohet mesatarja e OECD
Shumica e mësuesve në Shqipëri janë të kënaqur me kushtet e tyre të punësimit, duke tejkaluar edhe mesataren e vendeve të OECD. Sipas një studimi të kryer nga Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD), rreth 79% e mësuesve "pajtohen" ose "pajtohen fuqimisht" se janë të kënaqur me kushtet e tyre të punësimit, më e lartë se mesatarja e OECD-së prej 68%.
Për sa i përket pagës specifikisht, rreth 36% e mësuesve “pajtohen” ose “pajtohen plotësisht” se janë të kënaqur me pagat e tyre, ngjashëm me mesataren e OECD-së prej 39%.
Në Shqipëri, burimet më të zakonshme të stresit për mësuesit janë të qenit përgjegjës për arritjet e nxënësve me 49%, të qenit përgjegjës për mirëqenien sociale dhe emocionale të nxënësve me 35% dhe 33% raportojnë ruajtje të disiplinës në klasë.
Nga ana tjetër, shumë shkolla u detyruan të zhvillonin mësim online ose hibrid gjatë pandemisë COVID-19, disa shkolla i kanë ruajtur këto metoda thuhet në studim. Në Shqipëri, 10% e mësuesve punojnë në shkolla ku të paktën një mësim është dhënë si hibrid ose online në muajin e fundit. Vendet e OECD zhvillojnë më tepër mësim të kombinuar ose online.
Mësuesit në Shqipëri e përdorin inteligjencën artificiale më shumë se çdo vend tjetër i Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik. Kjo nuk është për t'u habitur, duke marrë parasysh faktin se qeveria ka hartuar një strategji për zbatimin e inteligjencës artificiale në një sërë sektorësh. Rreth 52% e mësuesve raportojnë se kanë përdorur inteligjencë artificiale (IA) në punën e tyre. Mësuesit kanë tendencë të përdorin IA-në për të ndihmuar nxënësit të praktikojnë aftësi të reja në skenarë të jetës reale, të gjenerojnë plane mësimore ose aktivitete, të mësojnë dhe të përmbledhin në mënyrë efikase një temë.
Përdorimi më pak i shpeshtë i inteligjencës artificiale është për të mbështetur nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, të gjenerojnë tekst për reagimet e nxënësve ose komunikimet me prindin/kujdestarin dhe të vlerësojnë punën e nxënësve.

Më pak humbje energjie në rrjet - ERE: Në janar-gusht niveli arriti në 16.44%
Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për 8 - mujorin e parë të këtij viti u regjistrua në 16.44%, apo 1.12 % më pak se e njëjta periudhë e vitit të......

Shkodra drejt një identiteti të ri - Bashkia shpall tender për brandimin e territorit
Bashkia Shkodër ka nisur një proces të ri në funksion të zhvillimit strategjik dhe promovimit të territorit të saj. Bëhet fjalë për hartimin e Planit të......

Gjirokastra, Fieri dhe Kukësi nxisin rritjen e konsumit/ Shpenzimet mbetën të kujdesshme, ndërsa pabarazitë rajonale të theksuara
Familjet shqiptare kanë zgjeruar portofolin mesatarisht me rreth 1.5% më shumë gjatë vitit 2024, duke shpenzuar 93 mijë lekë në muaj. Për një familje......

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike - Modeli i ri pritet të kushtojë 500,000 euro, me shpejtësi deri në 310 km/h
Ferrari ka zbuluar teknologjinë e makinës së tij të parë elektrike, Elettrica. Marka italiane luksoze synon të shtojë energjinë elektrike te modelet hibride......

“Ferma e dijes dhe agroturizmit të ullishteve” - FSHZH, hap tenderin 458 milionë lekë për investimin në Divjakë
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur një procedurë të hapur tenderimi për ndërtimin e një projekti të ri zhvillimor në zonën e Divjakës, që mban emrin ......

Në fokus, pensionet, infrastruktura dhe ushtria - Nis puna për hartimin e buxhetit 2026, cilët janë sektorët që do financohen më shumë
Qeveria shqiptare ka nisur zyrtarisht procesin për hartimin e Buxhetit të Shtetit 2026, dokumenti më i rëndësishëm financiar i vitit që përcakton mënyrën se......

Fondacion që fuqizon artizanët - “CulturAlb” do të promovojë edhe identitetin kulturor shqiptar
Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave miratoi vendimin e krijimit të fondacionit “CulturAlb”. Burime zyrtare nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe......

Sanksionet amerikane “godasin” Serbinë - Mbaron afati i marrëveshjes për kompaninë e naftës NIS, në pronësi ruse
Kompania serbe e naftës NIS (Naftna Industrija Srbije), e cila është në pronësi të pjesshme të Rusisë, njoftoi se nuk ka arritur të sigurojë një tjetër......