Kosovë, 198 biznese përfitojnë nga skema e granteve - Nënshkruhet marrëveshja me vlerë 9 milionë euro me KIESA
Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka nënshkruar marrëveshje me vlerë 8.9 milionë euro me 198 ndërmarrje përfituese nga skema e granteve. Këto grante synojnë blerjen e makinerive të avancuara prodhuese dhe përpunuese, certifikimin e produkteve si dhe përkrahjen e sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se mbështetja financiare ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është dëshmi e vizionit të tyre për zhvillim të qëndrueshëm.
“Krijimi i një mjedisi të favorshëm për të bërë biznes dhe rritja e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve tona mbeten prioritete të pandryshuara. Me këtë investim të radhës ne po ofrojmë mbështetje direkte për shpalosjen e potencialit dhe rritjen e industrisë vendore,” tha Kurti.
Lideri i vendit foli gjithashtu për ndarjen e skemave të granteve nga KIESA dhe përfituesit.
“E para është skema e mbështetjes së ndërmarrjeve prodhuese për blerjen e makinerive; 129 ndërmarrje përfituese me vlerë financiare prej 7.3 milionë eurosh. Qëllimi i saj është të zgjerojë kapacitetet prodhuese dhe përpunuese, si dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tyre në tregun ndërkombëtar. E dyta është skema e granteve për bizneset që operojnë në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Janë 42 firma përfituese me vlerë 1 milion euro. Ndërsa e treta lidhet me certifikimin e produkteve, nga e cila përfitojnë 27 biznese dhe ka një vlerë 600 mijë euro”, sqaroi Kurti.
Në anën tjetër, burime zyrtare të KIESA-s thanë se nga 198 subjekte, 93 prej tyre janë ndërmarrje që për herë të parë kanë përfituar nga buxheti shtetëror, kurse 105 të tjerat nuk kanë përfituar grante në tre vitet e fundit.

Shpërndarja e pasurisë në Evropë - Cilat janë shtetet me më shumë miliarderë?
Pabarazia ekonomike vazhdon të jetë një nga sfidat më të mëdha në mbarë botën, duke përfshirë edhe kontinentin evropian. Sipas të dhënave të “Our World in......

“Jo vetëm fuqi ushtarake, por edhe digjitale” - Konferenca e NATO-s në Tiranë, Rutte: Do të krijojmë Qendrën e Integruar Kibernetike në Belgjikë
Në 9 dhe 10 tetor, Shqipëria është vendi mikpritës i Konferencës së 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, ku liderë, ekspertë dhe përfaqësues të lartë nga......

QTU feston 20-vjetorin si qendra e parë tregtare në Shqipëri
Një përvjetor i rëndësishëm, i mbushur me aktivitete dhe kujtime, i gjithi rreth komunitetit QTU, qendra e parë tregtare në Shqipëri, feston 20-vjetorin e......

Gjermania shtyn afatin e taksës që favorizon makinat elektrike
Qeveria gjermane planifikon të shtyjë deri në vitin 2035 taksën që favorizon automjetet elektrike, duke synuar zhvillimin e ekonomisë. Ministri gjerman i......

Vendimet e Qeverisë, miratohet Programi Kombëtar i Lehtësirave në Aviacionin Civil
Qeveria ka marrë në mbledhjen e sotme të datës 8 tetor 2025 një sërë vendimesh të rëndësishme mes të cilave edhe Miratimin e Programit Kombëtar të......

Vendimet e Qeverisë, rritet niveli i sigurisë personale për drejtuesit e SPAK, gjykatave antikorrupsion dhe BKH
Në mbledhjen e saj të sotme Qeveria me një vendim të posaçëm, ka vendosur të rrisë edhe më tej sigurinë personale për drejtuesit e prokurorisë dhe......

Marrëveshja 15 milion euro, internet falas në 73 hapësira publike në 61 bashkitë e vendit
Hapësirat publike në 61 bashkitë e vendin do të kenë internet falas për qytetarët. Në kuadër të Agjendës së Rritjes së Bashkimit Evropian për Shqipërinë, u......

Pagesat e energjisë me kartë mirëpriten nga klientët, Hima: Krijon shumë lehtësi
Mundësia e krijuar për të paguar energjinë elektrike me kartë bankare në pikat e OSHEE, është mirëpritur nga klientët. Drejtori i shitjeve dhe arkëtimeve......