Shqipëria Postuar më 9 Tetor 2025, 10:15

Forcohet sërish Dollari amerikan – Dobësohen Franga dhe Paundi!

Nga Edel Strazimiri

Forcohet sërish Dollari amerikan – Dobësohen Franga dhe Paundi!

Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane duket e qëndrueshme edhe këtë të enjte pasi krahasuar me ditën e djeshme nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të kuotës duke u blerë sot me 96.3 lekë dhe duke u shitur me 97.1 lekë.

Franga zvicerane sakaq ka pësuar një zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot krahasuar me ditën e mërkurë me 102.7 lekë dhe duke u shitur me 103.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik gjithashtu ka shënuar një rënie të kuotës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 110.4 lekë dhe është shitur me 111.6 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat