Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe - Lizz Truss, gruaja e tretë në historinë e vendit që mban këtë post

Për disa ajo mund të jetë një figurë gazmore, por për anëtarët e Partisë Konservatore në Britaninë e Madhe që e zgjodhën për të zëvendësuar Boris Johnson në postin e kreut të qeverisë, Lizz Truss është personi i duhur. Shndërrimi i saj në një mbështetëse të flaktë të Brexit dhe propozimi për reduktimin e taksave ka bërë që shumë të jepnin votën e tyre për të.
Një ndihmë më shumë në favor të zgjedhjes së saj ishte dhe fakti se Rishi Sunak, ish-ministër i financave dhe rivali i saj për postin, fajësohej nga konservatorët se u rebelua ndaj Johnson dhe se nuk mund të fitonte ndaj Laburistëve në zgjedhjet e ardhshme.
Trus, ministre e Jashtme e vendit ishte bërë gati për fitoren e saj pasi dhe sondazhet më të fundit e jepnin shumë më përpara se Sunak me pikë. Mbështetësit e saj janë të bindur se Truss mund të qeverisë që nga dita e parë, me një plan për të rigjallëruar ekonominë duke reduktuar 36 miliardë dollarë taksa. Qëndrimi i saj i vendosur ndaj Rusisë, Kinës dhe Brukselit për sa i përket Brexit, i siguroi dhe më shumë mbështetje.
Duke përsëritur se është një konservatore e vërtetë ajo e akuzonte rivalin e saj Sunak se ishte një socialist. E lindur nga dy prindër që ajo i konsideron si të majtë, nëna e saj një infermiere dhe mësuese dhe babai një profesor matematike e kanë marrë me vete në protestat kundër kryeministres konservatore Margaret Thatcher, e cila aktualisht është idhulli i saj në politikë.
Ajo e kritikon monarkinë duke e konsideruar shdërrimin e saj në një konservatore si rebelim i nxitur nga besimi se njerëzit duhet të ecin përpara në bazë të meritave. Ajo e përshkruan veten si një kritike e ashpër e presidentit Vladimir Putin, por disa janë të shqetësuar se qëndrimi i saj do të përshkallëzojë dhe më shumë tensionet.
SCAN
Sondazh

Sanksionet ndaj Rusisë - Sipas ekspertëve, ekonomia e Vladimir Putin është e paralizuar
Sanksionet ndaj Rusisë po funksionojnë sepse ekonomia e Putin është e paralizuar. Ky përfundim vjen nga një studim i “Yale University”, duke shtuar se ata që......

Hungaria me agjenci të pavarur anti-korrupsion - Kryeministri Orban nënshkruan dekretin. Hap kyç për zhbllokimin e fondeve të BE
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka nënshkruar një dekret për krijimin e një agjencie të pavarur kundër korrupsionit, një hap kyç për zhbllokimin e fondeve......

Kriza e furnizimit me gaz - Europa përgatitet për racionimin e tij në sezonin e dimrit
Në të gjithë Europën po përgatiten për të reduktuar, me dëshirë ose jo, konsumet e energjisë elektrike në pritje të dimrit. Në Francë presidenti Emmanuel......

“Duhet plan kursimi për energjinë elektrike” - Deputetët kërkojnë nga qeveria masa konkrete për mbrojtjen e qytetarëve
Deputetët e Komisionit të Ekonomisë gjykojnë se masat e ndërmarra deri më tani nga qeveria për të mbrotjur konsumatorët nga rritja e çmimit të energjisë......

Paketa antikrizë, 52 milion euro për familjet në nevojë - Ndryshon buxheti/ Ibrahimaj: Masa për përballimin e çmimeve, shkurtohen fondet për investime
Përmes një akti normativ të posaçëm, qeveria ka ndryshuar buxhetin e shtetit për vitin 2022, duke rritur shpenzimet me 13 miliardë lekë. Ministrja e Financave,......

KESH dështon në procedurën e optimizimit - Shpenzon 7.5 milion euro, kërkonte të shiste energji me çmim më të lartë
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk ka mundur të përfundojë me sukses një procedurë optimizimi të shit-blerjes së energjisë, duke i kushtuar buxhetit të......

Zhvillimi i sektorit minerar - Hapet procedura konkurruese për 4 zona, fokusi te guri gëlqeror
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për leje të reja minerare. Për interes janë nxjerrë 4......

Kursimet, më leverdi depozitat apo bonot e thesarit? - Bankat shtojnë interesat për kursimet, rritje dhe letrat me vlerë. Por, qeveria do ulë borxhin
Ndërsa prej vitesh qytetarët shqiptarë kishin humbur interesin ndaj përfitimeve që ofrojnë interesat e depozitave apo letrave me vlerë të qeverisë, raportet......