Paketa antikrizë, 52 milion euro për familjet në nevojë - Ndryshon buxheti/ Ibrahimaj: Masa për përballimin e çmimeve, shkurtohen fondet për investime

Përmes një akti normativ të posaçëm, qeveria ka ndryshuar buxhetin e shtetit për vitin 2022, duke rritur shpenzimet me 13 miliardë lekë. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka sqaruar përballë deputetëve të Komisionit të Ekonomisë ndryshimet kryesore në buxhet, ku sipas saj është akomoduar paketa e re e rezistencës sociale si formë kompensimi ndaj rritjes së çmimeve me një fond prej 6.1 miliardë lekësh apo 52 milionë eurosh si dhe disa zëra të tjerë që kanë të bëjnë me çmimet në kostot e ndërtimit apo qiratë për të pastrehët e tërmetit të nëntorit 2019.
“6.1 mld lekë për zgjatjen e paketës antikrizë. 1.67 mld lekë për kompensimin e çmimit për materialet e ndërtimit të përdorua në punë publike. 4 mld lekë për rritjen e shpenzimeve kapitale me financim të huaj, për FSHZH. 1.72 mld lekë për subvencionimin e qirasë per familjet e prekura nga tërmeti. 1.2 mld lekë për blerjen teksteve falas dhe transportin e arsimtarëve”, u shpreh Ibraimaj.
Por në kahun e shpenzimeve, janë shkurtuar kryesisht fondet e destinuara për punë publike, dhe bëhet fjalë kryesisht për projekte të reja, që kanë pasur ecuri të mirë apo të paprokuruara.
“5.8 mld lekë për shpenzime korrente kapitale për zërat që s’kanë pasur ecuri të mirë. 2 mld leke shpenzime kapitale per investime publike, për ato që nuk janë prokuruar ende dhe ato me ecuri të dobët”, tha ministrja.
Ministrja u shpreh se për këtë vit dhe vitin 2023, parashikohet një reduktim i rritjes ekonomike për shkak të rënies së konsumit që vjen si rrjedhojë e rritjes së çmimeve. Sipas saj, kosto më e madhe është rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe për të mos lejuar që të preket buxheti I familjeve, janë vënë në dispozicion 28 miliard lekë.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

KESH dështon në procedurën e optimizimit - Shpenzon 7.5 milion euro, kërkonte të shiste energji me çmim më të lartë
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk ka mundur të përfundojë me sukses një procedurë optimizimi të shit-blerjes së energjisë, duke i kushtuar buxhetit të......

Zhvillimi i sektorit minerar - Hapet procedura konkurruese për 4 zona, fokusi te guri gëlqeror
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për leje të reja minerare. Për interes janë nxjerrë 4......

Kursimet, më leverdi depozitat apo bonot e thesarit? - Bankat shtojnë interesat për kursimet, rritje dhe letrat me vlerë. Por, qeveria do ulë borxhin
Ndërsa prej vitesh qytetarët shqiptarë kishin humbur interesin ndaj përfitimeve që ofrojnë interesat e depozitave apo letrave me vlerë të qeverisë, raportet......

Kina drejt ndërtimit të fabrikës më të madhe të baterive në Europë – Do të furnizojë Mercedes Benz dhe BMW në automjetet e tyre elektrike
Prodhuesi kinez i baterive CATL ka njoftuar se do të vazhdojë me ndërtimin e një fabrike baterish prej 7.6 miliardë dollarësh në Hungari. Impianti 100......

Kush është Liz Truss? / Një profil i kryeministres së ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar
Liz Truss, Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, është zgjedhur si udhëheqëse e Partisë Konservatore dhe tani do të emërohet si kryeministre e MB. E......

Mbyllja e Nord Stream 1 - Çmimet e gazit natyror dhe të energjisë elektrike rriten 30%
Çmimi i gazit natyror në Evropë është rritur me pothuajse 30% sot pasi Gazprom se do të mbante offline Nord Stream 1 deri në një njoftim të dytë. Rritje të......

Kursi i Këmbimit – Rritje e përgjithshme e valutave kryesore, dollari në rënie
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 117.2 lekë dhe duke u shitur me 118.6 lekë krahasuar me ditën e djeshme sipas......

Gjermania plan ndihmash prej 65 miliard eurosh - Qeveria merr masa përballë rritjes së çmimeve
Gjermania ka miratuar një plan të ri ndihmash me vlerë prej 65 miliard eurosh kundër rritjes së cmimit të energjisë, menjëherë pas vendimit të Gazprom për të......