KESH dështon në procedurën e optimizimit - Shpenzon 7.5 milion euro, kërkonte të shiste energji me çmim më të lartë

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk ka mundur të përfundojë me sukses një procedurë optimizimi të shit-blerjes së energjisë, duke i kushtuar buxhetit të kompanisë 7.5 mln euro. Përmes një procedure shit - blerjeje të hapur në datën 2 shtator KESH kërkonte të blinte 39 900 Mwh dhe të shiste 5 000 Mwh, por në përfundim të procedurës është realizuar vetëm blerja e 15 120 Mwh energji, teksa çmimi mesatar me të cilin është siguruar energjia është rreth 495 euro/Mwh.
Kjo nuk është blerja e vetme e realizuar në datën 2 shtator, duke qenë se përmes një procedure tjetër të po kësaj date u shpenzuan edhe rreth 6 mln euro të tjera, teksa çmimi mesatar për këtë të fundit ishte rreth 488 euro/Mwh.
Ndërkaq, prej të mërkurës që kaloi e deri të dielën në Bursën e Hungarisë tendenca e çmimeve të energjisë ka qenë në rënie, ndërkohë që java ka nisur me rritje, duke arritur në 531.44 euro/Mwh në tregun e ditës së martë. Së bashku me blerjen e fundit, shpenzimet e energjisë arrijnë në 257.5 mln euro, teksa KESH nuk po arrin të plotësojë nevojat konsumatore nga Kaskada e Drinit, sikurse synonte në fillim të muajit gusht.
Paralelisht, niveli në liqenin e Fierzës ka shënuar tendencë në rënie, duke qenë se në datën 29 gusht niveli ishte 271.94 m, nga 281.48 m që ishtë ne fillim të këtij muaji.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Zhvillimi i sektorit minerar - Hapet procedura konkurruese për 4 zona, fokusi te guri gëlqeror
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për leje të reja minerare. Për interes janë nxjerrë 4......

Kursimet, më leverdi depozitat apo bonot e thesarit? - Bankat shtojnë interesat për kursimet, rritje dhe letrat me vlerë. Por, qeveria do ulë borxhin
Ndërsa prej vitesh qytetarët shqiptarë kishin humbur interesin ndaj përfitimeve që ofrojnë interesat e depozitave apo letrave me vlerë të qeverisë, raportet......

Kina drejt ndërtimit të fabrikës më të madhe të baterive në Europë – Do të furnizojë Mercedes Benz dhe BMW në automjetet e tyre elektrike
Prodhuesi kinez i baterive CATL ka njoftuar se do të vazhdojë me ndërtimin e një fabrike baterish prej 7.6 miliardë dollarësh në Hungari. Impianti 100......

Kush është Liz Truss? / Një profil i kryeministres së ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar
Liz Truss, Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, është zgjedhur si udhëheqëse e Partisë Konservatore dhe tani do të emërohet si kryeministre e MB. E......

Mbyllja e Nord Stream 1 - Çmimet e gazit natyror dhe të energjisë elektrike rriten 30%
Çmimi i gazit natyror në Evropë është rritur me pothuajse 30% sot pasi Gazprom se do të mbante offline Nord Stream 1 deri në një njoftim të dytë. Rritje të......

Kursi i Këmbimit – Rritje e përgjithshme e valutave kryesore, dollari në rënie
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 117.2 lekë dhe duke u shitur me 118.6 lekë krahasuar me ditën e djeshme sipas......

Gjermania plan ndihmash prej 65 miliard eurosh - Qeveria merr masa përballë rritjes së çmimeve
Gjermania ka miratuar një plan të ri ndihmash me vlerë prej 65 miliard eurosh kundër rritjes së cmimit të energjisë, menjëherë pas vendimit të Gazprom për të......

Maqedoni e Veriut: Çmimi i grurit tre herë më i ulët se i miellit - Vendi mund të eksportojë por mungon strategjia
Në Maqedoninë e Veriut, çmimi i blerjes së grurit është më i ulët se çmimi i prodhimit. Nëse çmimi i prodhimit është 25 denarë, ai i blerjes është 17. Në......