Rajoni Postuar më 5 Shtator 2022, 11:42

Maqedoni e Veriut: Çmimi i grurit tre herë më i ulët se i miellit - Vendi mund të eksportojë por mungon strategjia

Nga SCAN TV
Maqedoni e Veriut: Çmimi i grurit tre herë më i ulët se i

Në Maqedoninë e Veriut, çmimi i blerjes së grurit është më i ulët se çmimi i prodhimit. Nëse çmimi i prodhimit është 25 denarë, ai i blerjes është 17. Në ndryshim nga një vit më parë, rritja për prodhuesit nuk ka asnjë rëndësi, për shkak se nuk mund të mbulojnë shpenzimet që janë shtrenjtuar shumë. Çmimi i miellit në vend është trefishuar në krahasim me çmimin e grurit, ndërsa prodhuesit dhe konsumatorët regjistrojnë humbje. Sipas ekspertëve dallimi mes çmimit të grurit dhe të miellit, është 110%.

Sipas sektorit të bujqësisë vendi protet të jetë i varur nga importi deri në 100%, sepse nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të plotësuar kërkesat për grurë pasi mungojnë strategjitë. Subvencionet nuk jepen në periudhë kur nevojiten për mbrojtjen e produkteve bujqësore, por në shkurt. Dhe pse furnizimi me ujë nuk mungon, ai nuk drejtohet në ara.

Vitin e ardhshëm bujqit paralajmërojnë se mbjelljet e vjedhtës do të jenë problematike dhe nuk do të ketë prodhim të mjaftueshëm të grurit. Në vitin 2013-2014 janë prodhuar rreth 330 mijë ton, ndërsa Maqedonisë së Veriut i duhen 400 mijë ton. Këtë vit prodhimi i grurit ka ndaluar në 160 mijë ton.

Nga Federata e bujqve kanë propozuar që çmimi të dakordohet dhe të vendoset që para procesit të prodhimit, por kjo nuk ka ndodhur. Bujqit kultivojnë grurë, por nuk e dinë për sa para. Edhe pse vendi është i njohur për bujqësi, shteti në nivel vjetor importon 100 mijë ton grurë dhe 33 mijë ton miell, pra më shumë se Serbia.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat