Qytetarët paguan 22 milion euro tarifa ndaj bashkive - Vendorët rrisin të ardhurat nga ky zë me 39 për qind

Bashkitë e kanë nisur mbarë vitin edhe sa i takon vjeljes së detyrimeve që kanë qytetarët dhe bizneset për të paguar tarifat vendore. Të ardhurat e tarifave vendore në 3 mujorin e parë të viti, shënuan një nivel prej rreth 2.6 miliardë lekë apo 22 milionë euro, në rritje vjetore me rreth 39%.
Zgjerimi në të ardhurat nga tarifat vendore u përcaktua nga rritja e të ardhurave në të gjithë zërat e konsideruar. Tek tarifat që paguajnë qytetarët përfshihen, Tarifa e gjelbërimit; Tarifa e pastrimit dhe e largimit të mbeturinave; Tarifa e plazheve private (për zonat bregdetare); Tarife për leje per perdorim structure; Tarifa e parkimit te automjeteve; Tarifa e ndricimit;, tarifa për zënien e hapsirave publike etj.
Ndërsa në të kundërt, bashkitë kanë pasur rënie drastike të të të ardhurave, afër zerimit të tyre nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël. Të ardhurat nga ky zë rezultojnë të jenë tkurrur në mënyrë progresive që prej vitit 2016, ndërsa dy vitet e fundit thuajse është një burim i humbur për vendorët.
Kjo për shkak të vijimit të vështirësive të krijuara nga pandemia e COVID-19 dhe për të stimuluar biznesin e vogël, pjesë e propozimeve të politikës fiskale ishte dhe heqja e kësaj takse deri në vitin 2029. Vendimi ka hyrë në fuqi që nga 1 Janari 2021. Mesatarisht qyetetarët dhe bizneset paguajnë afro 23 taksa dhe tarifa vendore të cilat ndryshojnë në bazë të bashkisë. Taksa e ndikimit në infrastrukturë është ajo që furnizon më së shumti buxhetet e bashkive.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Bursa për nxënësit që zgjedhin arsimin profesional - 5 kategoritë që do të financohen deri në 7300 lekë në muaj
Qeveria po synon të nxisë të rinjt drejt zgjedhjes së arsimit profesional si garanci për rritjen e punësimit në vend, për shkak të kërkesë së lartë nga këto......

Makina Apple do të blihej më shumë se Tesla edhe pse ende nuk ka një të tillë – Kompania renditet e treta në një sondazh për konsideratën e markës
Makinat Apple duket se janë tashmë një opsion më popullor se Tesla, edhe pse prodhuesi i iPhone nuk ka konfirmuar kurrë planet për të prodhuar një të......

FBI gjen më shumë se 10,000 dokumente qeveritare në pronën e Donald Trump – Ndër to edhe dosje të klasifikuara “Top Secret”
Agjentët federalë zbuluan më shumë se 10,000 dokumente qeveritare në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago, sipas një inventari të sapo......

Pas Kroacisë, Mali i Zi do të heqë TVSH për panelet diellore – Vendimi vjen si një masë për ti dhënë zgjidhje krizës energjetike
Mali i Zi mund të ndjekë shembullin e Kroacisë dhe të heqë tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) në panelet diellore, pasi qeveritë e rajonit e kuptojnë gjithnjë......

Kina shet tepricë të gazit natyror të lëngshëm në Europë – Shkak kërkesa e dobët e energjisë në vend
Vendet në të gjithë Evropën po bëjnë gjithçka që munden për të ulur kërkesën për gaz dhe për të shmangur një krizë të ofertës dimërore, por ende mbetet......

Cila është shkalla reale e krizës së ardhshme në Europë!
Disa besojnë se kriza energjetike që po përhapet në Europë do të rritet në një shkallë të krahasueshme me krizën financiare të vitit 2008dhe aktualisht është......

Si Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në prag të kolapsit!
SHBA po humbet me shpejtësi reputacionin sipas mediave globale. Gjatë Luftës së Irakut, doktrina e Bushit u tall nga e gjithë bota dhe amerikanët që udhëtonin......

Energjia çon në “qiell” ushqimet në Itali - Janë shtrenjtuar më shumë vaji i lulediellit me 63% dhe gjalpi me 34%
Nëse rekordi i rritjes në Itali i përket çmimeve të vajit të lulediellit me 63% për shkak të vështirësive të importit nga Ukraina, energjia më e shtrenjtë po......