Energjia çon në “qiell” ushqimet në Itali - Janë shtrenjtuar më shumë vaji i lulediellit me 63% dhe gjalpi me 34%

Nëse rekordi i rritjes në Itali i përket çmimeve të vajit të lulediellit me 63% për shkak të vështirësive të importit nga Ukraina, energjia më e shtrenjtë po ndikon gjithnjë e më shumë në produktet ushqimore të konsumit të përditshëm me rritje që variojnë nga 34% për gjalpin, e deri 15% për vezët. Në këto përfundime ka arritur një studim I Coldiretti, shoqata më e madhe që grupon mbi 1 milion e gjysëm fermerë në nivel kombëtar dhe europian.
Rritjet më të mëdha të çmimeve janë regjistruar në produktet ushqimore bazë të familjeve që vuajnë efektet e rritjes së kostove të energjisë dhe prodhimit të nxitur nga lufta në Ukrainë, e kombinuar me nxehtësinë rekord dhe thatësirën. Si rrjedhojë konsumatorët detyrohen të shkurtojnë blerjet, veçanërisht familjet me të ardhura të pakta.
Ndër produktet që regjistruan rritjen më të madhe të çmimeve janë margarina me 24%, e ndjekur nga mielli me 23%, orizi 22% dhe makaronat 22%. Por, inflacioni nuk kursen as qumështin me rritje 19% dhe as produktin simbolik të stinës së verës si akulloret me 18%. Ndërkaq, Coldiretti vëren edhe rritje të çmimit për perimet e freskëta me 12%) dhe frutave me 8%, kryesisht për efektin e spekulimeve, ku tregtarët ua paguajnë më pak prodhimin fermerëve dhe trefishojnë çmimet e fruta-perimeve nga fusha në tryezë. Rezultati është se italianët kanë ulur blerjet e frutave dhe perimeve, të cilat në vitin 2022 bien me 11% në sasi në krahasim me vitin e kaluar, në vlera minimale që nga fillimi i shekullit. Rezulton se konsumi i frutave në familje në gjysmën e parë të vitit 2022 ishte 2.6 milionë tonë në sasi.
Sipas një vlerësimi të Coldiretti, rritja e çmimeve do t'u kushtojë familjeve italiane 564 euro në vitin 2022 vetëm për shpenzimet ushqimore, për shkak të efektit të inflacionit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, i cili prek kryesisht kategoritë më të dobëta
Nisur nga vlerësimet e mësipërme, presidenti i Coldiretti, Ettore Prandini, shprehet se duhet të ndërhyhet për të frenuar kostot e shtrenjta të energjisë dhe prodhimit për të shpëtuar kompanitë dhe stalla dhe masa strukturore për të planifikuar të ardhmen”, pohon presidenti i Coldiretti Ettore Prandini, duke nënvizuar se “duhet të punohet menjëherë për zinxhirin e furnizimit. marrëveshje midis kompanive bujqësore dhe kompanive industriale me objektiva të sakta cilësore dhe sasiore dhe çmime të drejta që nuk bien kurrë nën kostot e prodhimit siç kërkohet nga ligji i ri për të luftuar praktikat e padrejta dhe spekulimet ".
SCAN
Sondazh

G7 mbështet kufizimin e çmimeve të naftës ruse - Moska paralajmëroi se vendimi do të çonte në destabilizimin e tregut global
Grupi i Shtatë vendeve më të industrializuara të botës ranë dakord për të zbatuar një mekanizëm kufizimi të çmimeve në eksportet e naftës ruse, duke kërkuar të......

SHBA shtoi 315 mijë vende pune në gusht - Por, papunësia u rrit në 3.7%. Pritet vendimi i FED për rritjen e normës bazë
Sipërmarrjet amerikane punësuan pak më shumë punëtorë nga sa pritej në muajin gusht, duke e mbajtur Rezervën Federale në rrugën e duhur për të ofruar një......

Ulen tarifat për furnizuesit e energjisë - Ndryshojnë edhe pagesat për prodhuesit dhe sistemet e mbyllura të shpërndarjes
Enti Rregullator i Energjisë ka ulur tarifat e licencimit në veprimtarinë e furnizimit dhe në sistemet e mbyllura të shpërndarjes së energjisë elektrike.......

Shkencëtarët paralajmërojnë: Parandaloni zhdukjen e pemëve ose përballuni me katastrofë ekologjike globale!
Shkencëtarët kanë lëshuar një "paralajmërim urgjent për njerëzimin" për ndikimin global të zhdukjes së pemëve. Një dokument i ri parashikon pasoja të rënda për......

Miliarderi i fshehtë i quajtur ‘Sfinksi çek’ blen një kështjellë prej 43 milionë euro pranë Parisit!
Një automjet investimi i lidhur me Daniel Křetínský, një miliarder i fshehtë çek, i cili zotëron aksione në Royal Mail, J Sainsbury dhe West Ham United, ka......

Athina renditet lokacioni më i lirë në Europë për pushime në qytet!
Athina është renditur si vendndodhja më e lirë për një pushim në qytet në kontinent, përpara destinacioneve tradicionale të Europës Lindore, miqësore me......

Zbulohet një nga kullat më të përdredhura në botë – E lartë 180 metra dhe me fasadë totalisht prej xhami (FOTOT)
Një nga kullat më të përdredhura në botë është zbuluar në Chongqing, Kinë. Kulla Dance Of Light, e projektuar nga firma e arkitekturës Aedas dhe e përfunduar......

SHBA miraton shitjen e armëve prej 1.1 miliardë dollarësh për Tajvanin - Kina paralajmëron "kundër-masa"!
Kina ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të marrin "kundërmasa" pasi administrata e Biden miratoi më shumë se 1.1 miliardë dollarë shitje të armëve në......